Secondary Adv

Nenshkruhet marreveshja Shqiperi-Turqi: 5 fusha bashkepunimi, detajet

Shqipëria dhe Turqia kanë nënshkruar një marrëveshje bahskëpunimi të gjerë që përfshin 5 fusha.

 

Delegacioni i zyrtarëve shqiptarë I kryesuar nga kryeministri ka nënshkruar marrëveshjet respective që sjell ndër të tjera: -Ndërtimin e fabrikës së 7 llojeve të vaksinave.

-Teknopark Albania, një qendër e teknologjisë së lartë në periferi të kryeqytetit, për kompanitë HighTech, Start Up-et e kërkimin shkencor, sipas modelit të jetësuar në Turqi, si katalizator i transformimit ekonomik e social dhe krijimit të vendeve cilësore të punës për të rinjtë.

-Sistemin e kontrollit të territorit të vendit me dronë superinteligjentë, për prodhimin e të dhënave në kohë reale mbi rrugët, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet, rendin publik natyrisht e të tjera akoma. Po ashtu, bashkëpunimi parashikon edhe investimet infrastrukturore.

 

Sa i përket shëndetësisë, fokusi do të jetë reforma e Autonomisë Spitalore, binjakëzimi i Agjencive të Barnave dhe perspektivën e Spitalit Rajonal Memorial të Fierit në spital universitar. Për arsimin, fokusi është çelja në Shqipëri e filialit të Universitetit Teknik të Stambollit dhe plani për fakultetin e ardhshëm të mjekësisë e infermierisë pranë Spitalit Rajonal Memorial. Për strehimin social, fokusi është reformimi i thellë i politikës së strehimit. Sa i përket kulturës dhe turizmit, fokusi është te programi i restaurimeve të mëtejshme në Berat e Gjirokastër dhe investimet në hotelerinë me 5 yje në bregdet./Burimi: SCAN


Më të lexuarat