Secondary Adv

Dogana shqiptare sqaron bizneset: Ja kriteret per perfitimin e statusit OEA

Dogana shqiptare ka publikuar informacionin e nevojshëm në lidhje me kriteret dhe detajet mbi statusin e Operatorit Ekonomik të Autorizuar.

 

Ato që bizneset duhet të kenë parasysh janë:

Përfitimet e statusit të OEA-ve

a) Një trajtim më i favorshëm në lidhje me vlerësimin e riskut dhe kontrollet:

Më pak kontrolle fizike dhe të dokumentacionit në krahasim me operatorët ekonomikë të tjerë;

 

Trajtim prioritar dhe njoftim prioritar në rast seleksionimi për kontroll doganor;

Mundësi për të kërkuar hapësira specifike përveç zyrave doganore për kontrollet e doganës.

b) Një akses i thjeshtuar apo ekskluziv për disa thjeshtime doganore:

Reduktim i nivelit të garancisë apo përjashtim nga garancia;

 

Thjeshtime në transit;

Thjeshtime në vlerë;

Autorizim për deklarata të thjeshtuara etj.

c) Marrëveshje për njohje të përbashkët me shtete të tjera.

 

Kriteret e OEA -ve

Sipas llojit të autorizimit të kërkuar (thjeshtimet doganore apo të sigurisë dhe mbrojtjes), aplikuesi duhet të përmbushë disa kritere:

Të mos ketë kryer shkelje të rënda apo të përsëritura të legjislacionit doganor dhe rregullave tatimore;

Të ketë një sistem menaxhimi tregtar, dhe nëse është e nevojshme regjistra transporti, të cilat lejojnë kryerjen e kontrolleve doganore të përshtatshme;

 

Të ketë aftësi të mira paguese;

Te ketë standarde praktike dhe kompetenca ose kualifikime profesionale (OEA-D)

Për statusin e OEA-S, standarde sigurie dhe mbrojtje të përshtatshme:

 

Masat e duhura për sigurinë e zinxhirit tregtar

Integriteti fizik dhe kontroll të aksesit

Procese logjistike dhe trajtime për lloje të ndryshme mallrash

 

Personel i përgjegjshëm dhe identifikim i partnerëve të biznesit

Një OEA-S përfiton lehtësira në kontrolle gjatë hyrje – daljeve të mallrave në territorin shqiptar.

Për më shumë informacionin mund të vizitoni linkun: http://www.dogana.gov.al/c/170/284/operatoret-ekonomike-te-autorizuar?fbclid=IwAR1AREXdm1Crc2e7rOAxoRivvFFgtOm0bHGrhlWrrcjO0WmVWpiBtQnJpCE/Burimi: SCAN


Më të lexuarat