Secondary Adv

Komuniteti shqiptar ne Greqi ne proteste: Kerkojne hapje te kufijve

Komuniteti shqiptar në Greqi ka lajmëruar se do të organizojë sot një protestë paqësore në sheshin “Sintagma” për hapjen e kufijve.

 

Protesta është paralajmëruar të mblidhet në orën 18:00. Ky vendim vjen në një kohë ku autoritetet greke vijojnë të shtyjnë hapjen e kufijve dhe mbajtjen në fuqi të masave kundër COVID-19, ku parashikohet që në dogana të kalojë vetëm një numër i kufizuar personash.

 

“Hapni tani doganat!

Mos na refuzoni shtëpinë tonë!

I bëjmë thirrje çdo qytetari, bashkatdhetari, intelektuali, organizate, shoqate etj, të organizohemi dhe të protestojmë në mënyrë demokratike, pasi nga qeveria shqiptare nuk kemi patur asnjëherë mbështetje!

 

Mos mungoj askush, të gjithë së bashku më 8/06/2021 në sheshin “Sintagma”!”, është lajmërimi që ky komunitet ka postuar në rrjetin social Facebook.

Ditën e mërkurë më 9 qershor, Komiteti i Ekspertëve në Greqi do të mblidhet për të lehtësuar një sërë masash, në mënyrë që të përshpejtohet hapja dhe kthimi në normalitet. Mes masave që priten të lehtësohen, do të jetë edhe shtimi i kuotave në pikat kufitare me Shqipërinë./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat