Secondary Adv

Vijon puna ne Porto-Romano- Durres- ARRSH: Projekti perfundon para afatit

Drejtori i ARRSH ka parë nga afër ecurinë e punimeve në kantierin “Porto- Romano Durrës, Loti 3” ku është vënë re se realizimi fizik ka arritur në 50%.

 

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, ka parë nga afër ecurinë e punimeve në kantierin “Porto- Romano Durrës, Loti 3” dhe sipas informacionit të publikuar gjatë inspektimit është vënë re se punimet po ecin me ritme të shpejta dhe realizimi fizik ka arritur në 50%.

ARRSH njofton se aktualisht ka përfunduar:

– ndërtimi i trupit të rrugës rreth zonës së Eco Park,

 

– dy rreth rrotullimet me ishujt përkatës,

– ndërtimi i të gjitha veprave të artit.

Sipas njoftimit në bazë të grafikut të punimeve, ky projekt do të përfundojë para afatit të parashikuar në kontratë./Burimi: Scan


Më të lexuarat