Secondary Adv

Kuvendi voton me 105 vota pro shkarkimin e Presidentit te Republikes

Me 105 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenim, Parlamenti ka votuar pro shkarkimit të Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës.

 

Me 104 vota pro, 7 kunder Parlamenti ka votuar pro shkarkimit të Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës. Tashmë çështja pritet t’i kalojë Gjykatës Kushtetuese, e cila duhet të vihet në dijeni për votimin brenda 5 ditëve nga ana e Kuvendit. Ora 14:45 Është mbyllur procesi i votimit në seancë plenare për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Kreu i komisionit hetimor ka nisur numërimin e votave të deputetëve.

 

115 deputetë morën pjesë në votim, ndërsa 7 nuk janë të pranishëm në seancë, mes tyre, Ministrja Olta Xhacka, deputetja Rudina Hajdari, Fidel Ylli. Gjithashtu me 104 vota pro 7 kundër dhe 2 abstenim Kuvendi miratoi raportin përfundimtar të komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Ndërkohë që pritet edhe votimi nominal, me kuti, i deputetëve për shkarkimin e presidentit. Gjatë numërimit, një fletë rezultoi e pavlefshme, sepse një prej deputetë kishte votuar në të tre alternivat, edhe pro, edhe kundë edhe abstenim./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat