Rriten pensionet me 1,4 per qind, vendimi hyn ne fuqi me 1 gusht
Në mbledhjen e së mërkurës, Këshilli i Ministrave pritet që të indeksojë pensionet në masën e 1.4%-it. Për vitin 2015, në dispozicion të kësaj kategorie është parashikuar një fond prej 12 milionë dollarësh, që do të mundësojë vetëm indeksimin e pensioneve.Rritja e pensioneve 2015,
Këshilli i Ministrave pritet të marrë këtë të mërkurë vendimin. Ndryshe nga qeveria “Berisha”, ku muaji korrik i çdo viti parashikonte rritje të pagave dhe pensioneve, me qeverinë e drejtuar nga Rama, kjo periudhë do t’i shërbejë vetëm “rritjes” së pensioneve në nivelin e indeksimit.Me vendimin e së mërkurës qeveria në fakt do të përmbushë një detyrim ligjor, pasi me ligj ajo është e detyruar të bëjë vetëm indeksim të tyre sipas inflacionit.Rritja e pensioneve 2015,
Për vitin 2015, në dispozicion të kësaj kategorie është parashikuar një fond prej 12 milionë dollarësh që do të mundësojë vetëm indeksimin, i cili kësaj here do të jetë në masën e 1.4%-it. Prej kohësh Ministria e Financave ka sqaruar se pensionet do të indeksohen me normën vjetore të inflacionit, ashtu siç ndodhi pak a shumë edhe vitin e kaluar.
Burime nga Ministria e Financave sqaruan se vendimi që do të merret ditën e mërkurë për indeksimin e pensioneve me 1.4% do të hyjë në fuqi vetëm në fillim të muajit gusht. Një vit më parë, thuajse në të njëjtën periudhë qeveria vendosi që indeksimi i pensioneve të ishte në masën e 2%-it diçka më shumë se rritja e indeksit të konsumit që nga INSTAT ishte deklaruar në masën e 1.6%-it.
Për pasojë, asokohe ish-ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj u shpreh se me këtë vendim nuk kishte vetëm indeksim, por edhe rritje nominale të pensioneve. Megjithatë, ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit indeksimi do të jetë më i ulët edhe pse norma vjetore e inflacionit nuk kalon masën e 2%-it. Indeksimi do të prekë të gjitha kategoritë e pensioneve qoftë ato të plota, të pjesshme apo edhe të reduktuara.
Në fillim të këtij viti, qeveria miratoi edhe reformën e re të pensioneve. Skema e re e pensioneve synon të favorizojë jo vetëm ata që kanë paga të larta e të mesme, por edhe kategorinë e të punësuarve me pagë minimale.Reforma e pensioneve parashikon gjithashtu që mosha për gratë të rritet me 2 muaj për çdo vit kalendarik deri në vitin 2032. Ndërsa për burrat rritja e moshës do të bëhet me një muaj për çdo vit që do të fillojë pas vitit 2025 dhe do të vijojë deri në 2052.
Reforma e re pensioneve është kundërshtuar nga PD-ja përmes tryezave ekonomike që ajo ka zhvilluar. PD-ja e ka cilësuar si reformë anti-sociale që deformon skemën e bazuar deri një vit më parë mbi bazën e kontributeve. Sipas PD-së, reforma do të rrisë informalitetin dhe papunësinë.