Secondary Adv

Serish asnje humbje jete nga Covid: Rritet numri i infektimeve

Në 24 orët e fundit janë kryer 2,821 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 18 qytetarë. 

 

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2,821 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 18 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 6 raste në Tiranë, 4 raste në Shkodër, 3 raste Malësi e Madhe, 2 raste në Kavajë, 1 rast në Fier, Përmet, Bulqizë. Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,761 që nga fillimi i epidemisë.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

 

Statistika (09 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 18

Të shëruar në 24 orë 25

Të shtruar në spitale 20

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2821

 

Testime totale 746,268

Raste pozitive 132,415

Raste të shëruara 129,761

Raste Aktive 202

Humbje jete 2,452

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 56

Tiranë 53

Berat 31

Lezhë 15

Korçë 13

Elbasan 13

 

Vlorë 4

Gjirokastër 4

Durrës 4

Fier 4

Kukës 2

Dibër 3./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat