Secondary Adv

Turizmi e nis vitin me renie: Turistet shpenzuan 106 mln euro me pak se ne 2020

Industria e turizmit e ka nisur vitin 2021 me humbje krahasuar me vitin e kaluar.

 

Banka e Shqipërisë raporton se në tremujorin e parë të këtij viti turistët kanë harxhuar në Shqipëri 240 milionë euro, me një rënie prej 106 milionë eurosh krahasuar me vitin e kaluar. Pasojat e pandemisë COVID-19, duket se do të duhet kohë për ti kapërcyer industria e turizmit. Edhe viti 2021 ka nisur me humbje, pasi turistët kanë shpenzuar në Shqipëri në tremujorin e parë të vitit 240 milionë euro me një rënie prej 106 milionë eurosh, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në tremujorin e parë të 2020 shpenzimet nga turistët ishin 346 milionë euro.

 

Shkak për këtë tkurrje është bërë bllokimi i kufijve si nga vendet e BE dhe jo vetëm që ende janë prezent pavarësisht se situata me pandeminë është përmirësuar. Ndërkohë Banka Botërore në raportin e fundit për Perspektivën Ekonomike Globale të Qershorit, thotë se rimëkëmbja e industrisë së turizmit si në Shqipëri ashtu edhe në Malin e Zi është e rrezikuar nga kufizimet e udhëtimeve ndërkombëtare. Por, nga ana tjetër kufijtë e mbyllur kanë ulur edhe shpenzimet e shqiptarëve jashtë vendit.

 

Banka e Shqipërisë raporton se nga janari në mars shqiptarët shpenzuar jashtë vendit 138 milionë euro, ose 115 milionë euro më pak. Ndërsa në vitin që shkoi kur pandemia ishte në fillim të saj shqiptarët kishin harxhuar jashtë vendit 253 milionë euro. Vetëm në vitin e kaluar si pasojë e pandemisë COVID-19 dhe izolimit botërore ekonomia e vendit humbi rreth 1.1 miliardë euro. Ndërsa nga qeveria shqiptare pritshmëritë për këtë vit janë të larta për turizmin, pasi reklama e vendit është  ‘COVID FREE’ për shkak të numrit të ulët të infektimeve.

 

Të ardhurat nga turizmi

Janar-Mars 2020           346 mln euro

Janar-Mars 2021           240 mln euro

Diferenca                     -106 mln euro

 

Shpenzimet jashtë vendit

Janar-Mars 2020           253 mln euro

Janar-Mars 2021           138 mln euro

Diferenca                     -115 mln euro./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat