Secondary Adv

Mberrijne 20 mije doza te vaksines Astrazeneca: Dhurate nga Greqia

Kanë mbërritur në Aeroportin Nënë Tereza 20 mijë doza të vakinës Astrazeneca, dhuratë e qeverisë së Greqisë për Shqipërinë.

 

Vaksinat u pritën në aeroport nga zv/ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini dhe ambasadorja e Greqisë Sofia Philippidou. Duke i shprehur mirënjohjen Greqisë për mbështejten, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shpreh angazhimin për të vijuar pa u ndalur me planin e vaksinimit për mbrojtjen e jetës së çdo qytetari. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 956,250 doxza të vaksinës antiCOVID dhe janë kryer në total 836,430 doza, prej tyre 332,173 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës ndaj COVID19.

 

“🧪 20,000 doza të vaksinës AstraZeneca kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, falë ndihmës së Greqisë për Shqipërinë 🇦🇱🤝🇬🇷

#Mirënjohje qeverisë së Republikës së Greqisë për mbështetjen. Solidariteti na bën më të fortë🙏🏼

Do të #vijojmë pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari ✅

#ShqipëriaBuzëqesh🌼”, shkruan Manastirliu./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat