Secondary Adv

Britania e Madhe pritet te shtyje heqjen e masave: Shkak varianti Delta

Kryeministri britanik pritet të njoftojë se fundi i kufizimeve kundër Covid do të shtyhet, për shkak të shqetësimeve për parhapjen e variantit Delta.

 

Britania gradualisht i ka hequr kufizimet e pandemisë sipas një harte që parashikonte heqjen e të gjitha masave “jo më herët” se data 21 qershor. Por, sikurse në disa pjesë të tjera të botës, varianti Delta që ka goditur rëndë Indinë, po përhapet edhe në Britani, pavarësisht se ky vend ka një nga normat më të larta të vaksinimit në botë. Zyrtarët shëndetësorë thonë se varianti Delta mund të jetë 60 për qind më i transmetueshëm se lloji origjinal i virusit. Në Gjermani, ndërkohë, ministri i Shëndetësisë tha se detyrimi për vendosjen e maskës për aktivitetet në natyrë, mund të hiqet nëse infeksionet me koronavirus vazhdojnë të bien.

 

Infeksionet në të gjithë Evropën janë në rënie, si rezultat i vaksinimit, çfarë ka bërë që të gjitha vendet në kontinent të rihapen gradualisht. Në SHBA ka rënë po ashtu norma e infeksionit në një mesatare shtatëditore prej rreth 10,000 rastesh në ditë, krahasuar me kulmin e janarit prej rreth 250,000 rastesh në ditë. Sipas Universitetit Johns Hopkins, që ndjek të dhënat për pandeminë, koronavirusi ka prekur mbi 175 milionë njerëz në të gjithë botën. Prej tyre, mbi 3.8 milionë kanë vdekur. Deri më tash janë dhënë mbi 2.3 miliardë vaksina. Shumica e vaksinave kundër koronavirusit duhet të jepen në dy doza, për të arritur efektin maksimal./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat