Secondary Adv

Bashkia e Tiranes do marre 50 mln euro kredi: Projekt per transportin urban

Bashkia e Tiranës do marrë 50 mln euro kredi nga KFW-ja gjermane, që parashikohet të shpenzohen për projektin “Transport i Qëndrueshëm në Tiranë”.

 

Marrëveshja e huasë ka mbërritur në Kuvend për diskutim, ndërkohë që specifikohet se ajo do të duhet të shpenzohet për shërbime në personel e materiale, si dhe eventualisht në kontribute financimi. Sipas relacionit që shoqëron projektligjin në Kuvend, Projekti për bashkëpunim financiar 2019 “Transport i qëndrueshëm në Tiranë”, do të ketë impakt të drejtpërdrejtë në përmirësimin e standardeve të jetesës dhe të lëvizshmërisë së udhëtarëve që përdorin transportin publik/urban në territorin e Bashkisë së Tiranës, duke respektuar e zbatuar normat mjedisore.

 

Gjithashtu, në relacion shtohet se Bashkia e Tiranës ka planifikuar të zhvillojë një sistem transporti me kapacitet të lartë, mbështetur në fizibilitetin dhe projektin që po hartohet me ndihmën dhe asistencën e KFW-së. Ky program zhvillimi për transportin publik me kapacitet të lartë (BRT)mbështetet në një alternativë, e cila garanton një zgjidhje afatgjatë e të qëndrueshme, miqësore me mjedisin, si dhe me kosto të pranueshme në raport me sistemet e tjera me kapacitet të lartë të transportit.

 

Studimi në proces do të japë përgjigje mbi kapacitetin e nevojshëm të sistemit të transportit për përballimin e kërkesës për transport; zgjidhjen e problemeve teknike të projektit infrastrukturor; modelin e funksionalitetit, etj. kryerja e këtij studimi ishte edhe një nga argumentet që u përdor nga Bashkia e Tiranës për heqjen e aboneve të përgjithshme për një periudhë 3-mujore, që gjithsesi u kundërshtua nga ekspertët, të cilët e konsideruan sit ë panevojshme këtë masë./Burimi: SCAN


Më të lexuarat