Secondary Adv

100 mln euro per elektro-energjetiken: Nenshkruhet marreveshja me KfW

Ministrja e Financave dhe drejtori i Zyrës Rajonale të KfW për Shqipërinë, nënshkruan marrëveshjen për financimin 100 mln euro për sistemin elektroenergjetik.

 

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, Denaj u shpreh se sektori energjetik në Shqipëri dhe reformimi i tij ka qenë dhe mbetet një nga prioritetet thelbësore në reformat strukturore të ndjekura për ekonominë Shqiptare, ndaj dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është në zbatim të planit strategjik për reformimin e sektorit të energjisë në Shqipëri. Sipas Denajt, ky plan strategjik përmban një sërë masash me qëllim krijimin e një tregu të organizuar sipas modelit të Bashkimit Evropian, i cili bazohet në çmime konkurruese dhe udhëhiqet nga parimet e të qenit transparent, jodiskriminues dhe i qëndrueshëm.

 

Duke falënderuar donatorin ministrja më tej theksoi se marrëveshja e huasë, prej 100 milionë euro, është një mbështetje e madhe e Qeverisë së Republikës Federale për të përmirësuar proceset e reformës sektoriale në sektorin energjetik në Shqipëri. “Qeveria ka marrë zotimin që të vijojë punën prej disa vitesh tashmë, një punë e cila ka disa rezultate konkrete, duke bërë realitet të plotë funksionimin e Bursës së Energjisë apo ndryshe APEX dhe hapjen graduale të tregut të shitjes me pakicë, së bashku me krijimin e një tregu konkurrues të energjisë”, tha Denaj.

 

Nga ana tjetër ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Peter Zingraf, shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e deritanishëm me qeverinë shqiptare, ndërsa vlerësoi se reformat e ndërmarra nga kjo e fundit janë mbresëlënëse. Sipas tij përmes kësaj marrëveshje, qeveria gjermane mbështet reformën e transformimit të tregut të energjisë në Shqipëri, që është një hap i rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, pasi synohet të krijohet një treg transparent që do nxisë rritjen ekonomike të Shqipërisë dhe do të lehtësojë investimet e sektorit privat në tregun e energjisë./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat