Secondary Adv

Zbardhet protokolli i masave anti Covid per sezonin turistik: Ja rregullat

Zbardhet protokolli i masave për sezonin turistik, duke nisur nga rregullat e shërbimit nëpër plazhe e deri te sipërmarrjet e aktiviteteve turistike.

 

Protokolli i plotë: “Protokolli i Masave anti-Covid19, është një dokument që rekomandohet të zbatohet nga sipërmarrja turistike, turistët/ pushuesit/vizitorët për mbarëvatjen e atyre aktiviteteve të miratuara si të lejuara, me akt normativ të Ministrisë së Shëndetësië dhe institucioneve kompetente. Ky Protokoll përmban parakushtet, kushtet dhe rregullat për të orientuar dhe rekomanduar industrinë turistike për masat e nevojshme që duhet të ndërmerren përgjatë periudhës së pranisë së Covid. Ky protokoll është një dokument publik, që i vihet në dispozicion të gjitha sipërmarrjeve turistike, por pa u kufizuar vetëm në to, për të garantuar mbarëvajtjen e suksesshme të aktivitetit turistik të lejuar, si dhe për parandaluar rrezikun e përhapjes së infeksionit COV-id 19 gjatë zhvillimit të veprimtarisë turistike, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të punonjësve dhe vizitorëve.

 

Informimi rreth Masave Anti-Covid19

Vleresimi i zbatimit te masave

Rekomandohet që administratori i sipërmarrjes turistike ose një përson i përcaktuar prej tij, të monitorojë procesin dhe stafin, lidhur me respektimin e masave të higjenës dhe distancës fizike, që duhen ndërmarrë për parandalimin e infeksionit Covid19.

 

Trajtimi i Rasteve Simptomatike

Në rast se një person i pranishëm brenda strukturës akomoduese (vizitor, staf, etj.) ka ethe dhe simptoma të një infeksioni respirator (kollë e thatë, dhimbje të fytit, vështirësi në frymëmarrje), ai duhet të njoftojë menjëherë administratorin/ ose personin e caktuar prej tij, i cili njofton menjëherë Urgjencën Kombëtare 127 dhe NJVKSH të njësisë vendore që i përket sipërmarrja turistike. Komunikimi duhet të bëhet mundësisht vetëm përmes telefonit.

 

Higjena e përgjithshme

Dhomat duhet të mirëmbahen me standard të larta pastërtie cdo dite.

Të gjitha sipërfaqet duhet të pastrohen të paktën çdo ditë me pastrues dhe ujë ose dezinfektues.

Zonat me prekje të shpeshtë, siç janë parmakët, panelet e kontrollit të ashensorit ose dorezat e dyerve duhet të pastrohen disa here ne dite.

Duart duhet të lahen pas çdo veprimtarie pastrimi.

 

Tualetet rekomandohen të lahen me ujë dhe dizinfektant. Ato duhet të jenë të pajisura me sapun të lëngshëm, peshqirë letre ose tharëse duarsh. 

Dezinfektoni mjedisin me dezinfektues te holluar sipas rekomandimeve dhe standardeve te percaktuara nga MSHMS. Lëreni për 15-30 minuta para se ta shpëlani me ujë dhe ta pastroni.

 

Kujdes i veçantë duhet t'i kushtohet zbatimit të masave të pastrimit dhe dezinfektimit në të gjitha zonat bufe, bare, restorante, kuzhina, etj.) si një masë parandaluese e përgjithshme gjatë gjithë epidemisë COVID-19. Vëmendje e veçantë duhet t'u kushtohet objekteve që preken shpesh, siç janë tavolinat, karriget, enët prej porcelani, mbajtëset e kripës, piperit picetave, etj. të këtij lloji. Këto objekte duhet të pastrohen dhe dezinfektohen përpara nisjes së orarit të vaktit të ngrenies dhe/ose sa herë që duket e nevojshme.

 

Ventilimi

I referohet procesit të furnizimit dhe largimit të ajrit në ambjent, e cila mund të arrihet me mjete natyrore dhe mekanike. Filtrat rekomandohet të pastrohen rregullisht dhe të zevendësohen sipas manualeve teknike dhe udhëzimeve të prodhuesit. DEzinfektoni të gjitha sipërfaqet që konstatohen se kane rritje të mykut si rezultat i lagështires së tepërt. Pastroni dhe dezinfektoni të gjitha grilat mbrojtese të sistemit të ajrimit.

 

Përdorimi i ashensorëve

Përdorimi i ashensorëve duhet të jetë i tillë që të lejojë respektimin e distancës 1.5 metër. Distanca mund të reduktohet për njerëzit që janë pjesë e së njëjtës familje ose që ndajnë një dhomë. Në raste të tjera, nuk rekomandohet përdorimi në të njëjtën kohë, i ashensorit nga persona që nuk janë të të njëjtës familje. Butonat e ashensorit duhet të pastrohen periodikisht. Rekomandohet mbajtja e maskes ne mjediset e ashensorit.

 

Manuali për administrimin e Ushqimit dhe Pijeve

- Kryeni larjen e duarve shpesh dhe sipas kërkesës.

- Vishni maskë dhe doreza kur përgatisni ose përdorni ushqimin.

- Shmangni pirjen e duhanit, ruani etiketen respiratore në ambientet ku përgatitet ose shërbëhet ushqim.

- Ndalohet përgatitja ose prekja e ushqimeve, prekja e sipërfaqeve në kontakt me ushqimin pa patur doreza.

 

- Ndalohet shijimi i ushqimit me gishta

- Ndalohet prekja e flokëve ose pjesëve të tjera të trupit pa doreza kur ndodheni brenda zonave të përgatitjes apo servirjes së ushqimit pasi mund të rezultojnë në ndotje të ushqimit.

- Menaxhimi i sipërmarrjes turistike, duhet të promovojë sigurinë dhe higjienën e ushqimit për personat që përgatisin dhe shpërndajnë ushqimin.

 

Rregulla për shërbimin në Bare dhe Restorante

4.1  Vendosja e tavolinave në restorante dhe bare

Tavolinat duhet të vendosen në atë mënyrë që distanca nga pjesa e pasme e një karrige në pjesën e pasme të një karrige tjetër të jetë më shumë se 1m larg dhe që klientët të përballen me njëri-tjetrin nga një distancë prej të paktën 1m.

 

Personeli qe shërben ushqimin duhet të jetë i pajisur përgjatë gjithë periudhës së shërbimit me maska. Dorezat do te vendosen sipas nevojes kur preken ushqimet.

Në rastin e ofrimit të shërbimit bufe, administrotori/ menaxheri i strukturave akomoduese të kapaciteteve të mëdha, (hotel/ resort) rekomandohet të përcaktojë dhe shënojë dukshëm korridorin e lëvizjes së klientëve.

 

Klientët rekomandohet të respektojnë distancën e rekomanduar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Në rast se përdoren makinat automatike, pijet të shërbehen vetëm në gota kartoni njëpërdorimshe.

Pjesët e makinerive në kontakt me duart e përdoruesit, rekomandohet të pastrohen dhe dezinfektohen të paktën pas çdo shërbimi dhe më shpesh nëse është e nevojshme.

 

Shërbimet në stacionet e plazhit

Stafi që shërben pranë stacioneve të plazhit të ketë uniformë dalluese.

Shërbimi për pastrimin dhe mirëmbajtjen e stacionit të plazhit dhe të gjitha ambienteve të tjera të jetë ditor.

 

Të kryhet dezinfektimi i krevateve të plazhit, shërbimeve higjienike dhe aksesorëve të ndryshëm cdo dite ne menyre periodike, gjatë orarit të hapjes së stacionit të plazhit duhet të sigurohet vazhdimësia e pastërtisë dhe boshatisja e koshave të mbeturinave.

Të gjitha aktivitetet si (bare, beach bare) duhet të jenë në përputhje me direktivat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

 

Brezi i shërbimeve dhe distancat që duhen respektuar

Deri në përfundim të gjëndjes së epidemisë së shkaktuar nga infeksioni COVID19, brenda brezit të shërbimeve në stacionet e plazhit, mund të realizohen këto struktura: kioskë menaxhimi për plazhin, kabina, shërbime higjienike, depo, pika vrojtimi/kulla e vrojtimit, hapësirë për rojën e plazhit (në rastin e plazhit publik), beach-bar, hapësirë për vendosjen e biçikletave.

 

Tavolinat në beach bar duhet të kenë distancë 2 m larg njëra tjetrës

Deri në përfundim të gjëndjes së epidemisë së shkaktuar nga infeksioni COVID19, kushtet minimale që duhet të përmbushë një stacion plazhi në plazhet e tipit A, janë, si më poshtë vijon: 

a) për çadrat dhe ndenjëset e pushuesve të respektohet një distancë prej të paktën 7m nga vija e bregut të detit, liqenit, lumit;

 

b) hapësira midis çadrave (nga çadra në çadër) nuk duhet të jetë më e vogël se 3.5 m në linjë horizontale me vijën e ujit, si dhe jo më e vogël se 3.5 m në linjë vertikale me vijën e ujit;

c) të ketë në dispozicion të pushuesve 1 dush me ujë të ëmbël për çdo 100 (njëqind) çadra, i cili duhet të pajiset me sapun, xhel higjienizues;

d)Të gjitha kushtet e tjera, përveç sa më sipër, të përcaktuara nga Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 171, datë 27.03.2019 Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”.

 

Kushtet minimale që duhet të plotësojë një stacion plazhi në plazhet e tipit B, janë, si më poshtë vijon:

a)  hapësira midis çadrave (nga çadra në çadër) duhet të jetë të paktën 3m;

b) të ketë në dispozicion të pushuesve 1 (një) dush me ujë të ëmbël për çdo 100 (njëqind) çadra, i cili duhet të pajiset me sapun, xhel higjienizues;

c) Të gjitha kushtet e tjera, përveç sa më sipër, të përcaktuara nga Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 171, datë 27.03.2019 Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”.

 

Zona e pishinës

Uji i pishinës duhet të pastrohet nga qarkullimi përmes një sistemi filtrimi te detyrueshem.

Duhet të largohen rregullisht papastërtitë e dukshme në sipërfaqe të ujit.

E gjithë zona dhe të gjitha objektet e pishinës dhe banjave duhet të pastrohen dhe dezinfektohen të pakten një herë në ditë, por dhe me shpesh nëse fluksi i klienteve është i lartë. Klorinimi i ujit të bëhet rregullisht sipas standardeve dhe cdo pishine te kete te afishuat neivelin e klorit cdo dite

 

Shezlonget e pishinës duhet të jenë me distance distancë të paktën 2 metra larg nga njëri grup tek tjetri. Hoteli duhet të sigurojë materiale dezinfektuese në zonën e pishinës për të lejuar punonjesit e pishinave dhe klientët të pastrojnë shezlonget nese nevojitet nderkohe shezlonget dhe mjediset e pishinave duhet te pastrohen dhedezinfektohen cdo dite dhe periodikisht. Pishina të ketë kosha dhe peshqirë letre. Punonjesi i pishinës duhet të dezinfektojë shtresat e shezlongeve dhe krahët mbështetëse.

 

Në muze, site kulturore, arkeologjike dhe Zona të Mbrojtura vendosen kosha të posaçëm për depozitimin e mbetjeve anti-covid

Në fillim të çdo udhëtimi guida turistike rekomandohet të japë informacionin e nevojshëm turistëve për ruajtjen e distancës fizike dhe higjenës sipas udhëzimeve të MSHMS./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat