Greqia merr vendimin: Hapen kufijte per turistet shqiptare
Greqia ka vendosur të hapë kufijtë për vizitorët shqiptarë.
Mësohet se kufijtë do të jenë të lirë për shqiptarët, duke nisur nga 28 qershori. Greqia i kishte mbyllur kufijtë me shtetin shqiptar, pas situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit. Vendimi për hapjen e kufijve është marrë sot nga Ministria greke e Turizmit. Së fundmi, Këshilli Europian përditësoi listën e vendeve të treta për të cilët duhen hequr kufizimet e udhëtimeve jo-esenciale bazuar në situatën epidemiologjike në vend, mes tyre edhe Shqipëria. Këto kufizime, sipas Këshillit duhet të hiqen gradualisht teksa kjo listë do të rishikohet çdo dy javë. Bazuar në kriteret dhe kushtet e përcaktuara në rekomandim, që nga 18 qershori 2021 vendet anëtare duhet të heqin gradualisht kufizimet e udhëtimit në kufijtë e jashtëm për banorët e vendeve nga:
Shqipëria
Australia
Izraeli
Japonia
Libani
Zelanda e Re
Republika e Maqedonisë së Veriut
Ruanda
Serbia
Singapori
Korea e jugut
Tajlandë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës/Burirmi: BalkanWeb