Secondary Adv

Ekonomia nis te rimare veten: Te ardhurat kapercejne shifrat e parakrizes

Pas një viti të vështirë ekonomik, financat publike në 5 muajit e parë të këtij viti kanë kapërcyer edhe të dhënat e 2019 kur nuk flitej për pandemi.

 

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave nga janari në maj të ardhurat e mbledhura arritën në 1.564 miliardë euro, me një rritje prej 253.2 milionë euro në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur ishin mbledhur 1.311 miliardë euro. Sipas financave ky është një rezultat pozitiv që tregon se ekonomia po përmirësohet, pasi rritja e të ardhurave është edhe më e lartë se në vitin 2019. Rritja më e madhe e të ardhurave është regjistruar nga TVSH-ja, pasi janë mbledhur mbi 451 milionë euro, ose 59.7 milionë euro më shumë se në 5 mujorin e parë të vitit 2020, që përkoi edhe me karantinën për shkak të pandemisë.

 

Rritja e të ardhurave nga ky zë dëshmon se ka një rritje të konsumit nga bizneset dhe nga qytetarët. Nga ana tjetër janë rritur me 30.1 milionë euro të ardhurat nga tatimi mbi fitimin për shkak se këstet e vitit të kaluar u shtynë për tu paguar këtë vit. Edhe të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi pagën janë në rritje me 20 milionë euro, jo për faktin se ka rritje punësimi, pasi tregu i punës është në rënie të ndjeshme por lidhet me faktin se janë rritur pagat nga 1 janari. Nga ana tjetër janë rritur edhe shpenzimet me 198,4 milionë euro në 5 mujorin e parë të këtij viti, ku 74,8 milionë euro kanë shkuar për rindërtimin e vendit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

 

TË ARDHURAT NË TOTAL

Janar- Maj 2021    1.564mld euro

Janar- Maj 2020    1.311 mld euro

Diferenca          +253 mln euro

 

TË ARDHURAT NGA TVSH

Janar- Maj 2021   451.005mln euro

Janar- Maj 2020   391.279mln euro

Diferenca      +59.726mln euro

 

TATIMI MBI FITIMIN

Janar- Maj 2021   123.567mln euro

Janar- Maj 2020   93.431mln euro

Diferenca     +30.136mln euro

 

TATIMI MBI TË ARDHURAT PERSONALE

Janar- Maj 2021   130.671mln euro

Janar- Maj 2020   110.585mln euro

Diferenca    + 20.085mln euro

 

SHPENZIMET NË TOTAL

Janar- Maj 2021     1.730mld euro

Janar- Maj 2020     1.532 mld euro

Diferenca       198.472mln euro

 

SHPENZIMET PËR RINDËRTIMIN

Janar- Maj 2021     74.8mln euro

Janar- Maj 2020     0

Diferenca     +74.8mln euro./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat