
Kosova ngre padi ndaj Malit te Zi: Kerkon kthimin e prones ne Budva
Kosova ka ngritur një padi ndaj Malit të Zi, ku kërkohet kthimi i pronës në Budva që ishte blerë 6 dekada më parë.
Në këtë padi pretendohet parcela dikur e quajtur “Ganimete Tërbeshi”, e cila ishte blerë gjashtë dekada më parë nga ana e Kosovës. Ministria e Drejtësisë së Kosovës ka paditur Komunën e Budvës dhe kompaninë “Sunraf Beach Properties”, duke kërkuar kthimin e rreth 4,500 metrave katror pronë në shëtitoren Rafailoviq, e cila dikur ishte një vendpushim për fëmijë. Në këtë padi pretendohet kjo parcelë dikur e quajtur “Ganimete Tërbeshi” ishte blerë gjashtë dekada më parë nga ana e Kosovës. Sipas medias malazeze Vijesti, kjo padi që kërkon të drejtën pronësore është paraqitur në Gjykatën Themelore të Kotorrit.
MD ka kërkuar nga Gjykata e Kotorrit të lëshojë masën e përkohshme që ndalon tjetërsimin e pronë deri në përfundimin e kësaj lëndë në gjykatë. Ky vendpushim më vonë u emërtua si “Lahor”, sipas të njëjtës kompanisë nga Prishtina. Pas luftës në Kosovë, dega e kompanisë u zhvendos në Malin e Zi, ku pastaj është privatizuar. Pas kësaj, ndërtesa e rrënuar e ish-vendpushimit është shkatërruar plotësisht ku aktualisht është duke u ndërtuar një kompleks shumëkatësh.
Kjo padi thotë se Kosova është pronare e kësaj toke dhe si provë i ka bashkangjitur një marrëveshje të blerjes të lidhur më 22 mars 1961 në Gjykatën e Qarkut të Kotorrit, ku parcelën prej 4,555 metra katrorë e kishte blerë Këshilli Social për Çështjet Politike dhe Sociale. Komuna e Budvës, e përfaqësuar nga Sekretariati për Mbrojtjen e Pronës ka kundërshtuar procesin gjyqësor, duke kërkuar nga gjykata ta hedhë poshtë atë si të pavlefshme. Po ashtu, kjo komunë është e mendimit se pretendimi nuk ka asnjë bazë ligjore në Rregulloren e UNMIK-ut dhe në as Rezolutën 1244, të cilën Kosova i është referuar në padi.
Që nga përfundimi i luftës në vitin 1999, Kosova ende nuk e ka pronësinë e 172 pasurive të saja në shtetet që përbënin ish-Jugosllavinë. Kosova ka prona të shumta në shtetet e kësaj ish federate, e vetëm në shtetin e Malit të Zi ka mbi 42 prona. Kohë më parë, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) kishte paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit të Malit të Zi, pasi Gjykata Themelore e Kotorrit kishte refuzuar padinë që pretendon se kompania Rekreaturs u ka vjedhur pronën e Kosovës prej 33 mijë metrash katrorë në plazhin e Kamenovës. Gjithashtu AKP ka ngritur padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Strasburg dhe se janë duke e pritur vendimin.
Gjatë procesit gjyqësor pretendohet se Rekreaturs në mënyrë të paligjshme ka ndryshuar selinë e saj nga Prishtina në Budvë. Kompleksi prej gati tre hektar e gjysmë, në të cilin ka qenë vendpushim për qytetarët nga Kosova, siç është shkruar në regjistrat kadastralë të Administratës së Patundshmërive është pronë e Malit të Zi dhe se bashkëpërdoruesi është regjistruar në Rekreaturs. Gjykata Themelore në Kotor lëshoi një masë të përkohshme që ndalon tjetërsimin e pronës. Vendasit duan të provojnë se kurrë nuk u është paguar kompensim për shpronësim, domethënë se pothuajse gjysma e tokës është rrëmbyer dhe mbi të është ndërtuar një vendpushim.
Atlas Group, tre vjet e gjysmë më parë promovoi projektin e resorit luksoz turistik “Kamenovo”, i cili përfshinte ndërtimin e dy hoteleve dhe 14 vilave me gjithsej 300 shtretër. Kompania e Knezeviq kishte njoftuar se synon të investojë 88 milionë euro, mirëpo projekti kurrë nuk kishte filluar. Ndërsa sipas të dhënave të AKP-së, asetet jashtë Kosovës janë të ndërmarrjeve: Trepça ; Kosova Sirovina; Jugoterm; Bankos; Anamorava; Komuna; Farmakos; Artizani; NSH “Komuna”; Kosova Vera; 18 Nëntori; IGK Ballkan; Fabrika e Birrës Peje; Jatex; Fabrika e lëkur këpucëve;
Modeli; NT Rugova; Kosovashped; Tursit Kosova; Progres printing; IFS Progres; Filgran; Amortzatoret; EUP Ingernering; Agrokosova; Mekanizimi; Integj. Kosova ka 99 prona të ndërmarrjeve shoqërore që gjenden në Serbi, 35 prona në Mal të Zi, 15 prona në Bosnjë Hercegovinë, tetë asete në Maqedoninë e Veriut, në Kroaci sipas të dhënave të AKP-së janë pesë prona të Kosovës, ndërkaq në Slloveni është një pronë./Burimi: Monitor
Më të lexuarat








