Secondary Adv

Nisin shpronesimet per segmentin Nyja TEG: Rreth 66 mln leke per perfituesit

Agjencia Shtetërore për Shpronësim ka shpallur kërkesën për shpronësim të pasurive të paluajtshme që preken nga projekti “Ndërtimi i segmentit rrugor ‘Nyja TEG’.

 

Subjekti kërkues i këtij projekti është Autoriteti Rrugor Shqiptar i cili me anë të këtij publikimi kërkon të informojë personat e prekur nga ky shpronësim për pasuritë e paluajtshme, pronë private, të cilët do të kompensohen sipas vlerësimit paraprak të llogaritur, bazuar në VKM-në nr. 89, datë 3.2.2016, “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”, për pasuritë e llojit “tokë arë” dhe “truall”, si dhe bazuar në vendimin nr. 138, datë 23.2.2000, “Për kriteret teknike të vlerësimit dhe të përllogaritjes së masës së shpërblimit të pasurive, pronë private, që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të të drejtave të personave të tretë, për interes publik, sipas tabelës paraprake bashkëlidhur. Vlera totale paraprake e shpronësimit është 65.940.892 (gjashtëdhjetë e pesë milionë e nëntëqind e dyzetmijë e tetëqind e nëntëdhjetë e dy) lekë./Burimi: SCAN


Më të lexuarat