KPP anulon tenderin per pastrimin e Tiranes: U pranua oferta me e shtrenjte
Komisioni i Prokurimit Publik ka konfirmuar anulimin e tenderit të dyshimtë nga bashkia e Tiranës për pastrimin e kryeqytetit me vlerë 549 milionë lekë.
Në një njoftimin publik të këtij institucioni është bërë me dije anulimi i tenderit të institucionit të drejtuar nga Erion Veliaj, duke konfirmuar pretendimin e subjektit ankimues për pabarazinë e garës dhe falsifikim dokumentash nga kompania fituese. Në garë për tenderin morën pjesë katër kompani por fitues u shpall subjekti Korsel shpk, e cila kishte ofertuar shifrën më të lartë. Kompani kjo që bashkia e Tiranës i ka dhënë dhe tenderin e pastrimit të zonës Tirana II me fond limit 33.6 milionë lekë.
Ishte kompania Rej shpk që ankimoi rastin pranë KPK duke e konsideruar garën e zhvilluar si diskriminuese dhe të padrejtë për caktimin e kritereve për kompaninë fituese. Pas shqyrtimit të dokumentacionit rezulton se KPP ka vërtetuar pretendimin e subjektit ankimues duke kërkuar kështu skualifikimin e kompanisë Korsel Shpk. Skandalet nga bashkia e Tiranës për skualifikim të ofertës më të ulët duke i hapur rrugë marrjes së tenderit nga kompanitë me koston më të lartë u publikua disa ditë më parë për opinionin publik nga Ora News./Burimi: Oranews.al