Ndryshon per here te 4 buxheti i shtetit: Qeveria rrit shpenzimet me 11.8 mld leke
Ndryshon për herë të 4 buxheti i 2021, këtë herë duke rritur ndjeshëm shpenzimet dhe deficitin buxhetor dhe duke lënë të pandryshuara të ardhurat që pritet të mblidhen.
Po ashtu në këtë akt normativ të miratuar në 22 qershor është parashikuar të merret një eurobond në vlerën e 61.8 miliardë lekëve që nuk ishte e parashikuar gjatë hartimit të këtij buxheti. Financimi nga burimet e huaja nga 29.7 miliardë lekë që u parashikua në fillim, në aktin e fundit ajo është rritur dhe ka arritur në 100.5 miliardë lekë financimi nga jashtë. “Vlera indikative e financimit, nëpërmjet huamarrjes neto nga burime të huaja, është rreth 100 508 milionë lekë, ku përfshihen huamarrjet dhe ripagesat me vlera të përafërta indikative, si më poshtë vijon:”
- Eurobond 61 890 milionë lekë;
- Huamarrje afatgjata të destinuara për projekte me vlerë rreth 24 178 milionë lekë;
- Huamarrje në formë “mbështetjeje buxhetore” nga institucione financiare ndërkombëtare me vlerë rreth 55 330 milionë lekë;
- Ripagesa të principalit me vlerë rreth - 40 890 milionë lekë”, thuhet në aktin normativ./Burimi: Shqiptarja.com