Secondary Adv

Zenia e hapesires se plazhit pa leje: Policia nis aksionin ne bregdetin e Durresit

Ka nisur këtë paradite në Durrës aksioni kundër zënies së paligjshme të rërës në bregdetin e këtij qyteti.

 

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se në terren janë dy grupe me policë bashkiakë dhe të Policisë së Shtetit, teksa kjo e fundit është iniciatore e këtij aksioni. Deri më tani janë sekuestruar shezlongët dhe çadrat e tre subjekteve. Aksioni po zhvillohet nga Ura e Dajlanit tek Iliria, si dhe nga Përroi i Agait deri te Shkëmbi i Kavajës, sipas informacionit të marrë në tre sektorë. Aksioni i policisë është në zhvillim e sipër për të gjitha ato subjekte që kanë zënë territor plazhi pa leje zyrtare./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat