Secondary Adv

Bashkia e Kamzes hap tender: 147 mln leke ndertimin e rruges Demokracia

Bashkia Kamëz ka shpallur Lotin III për ndërtimin e rrugës Demokracia.

 

147.9 milionë lekë për Bathoren! “Rruga propozohet të trajtohet me dy sense lëvizjeje për lehtësimin e lëvizjes dhe shkëmbimit të automjeteve. Nëse për shkak të zgjerimit kërkohet prishje muresh rrethuese, të parashikohen mure rrethues të reja sipas modelit të miratuar nga Bashkia Kamëz. Të parashikohen trotuaret në rrugë me shtresa sipas standardeve të përcaktuara nga Bashkia Kamëz dhe me profile tërthorë të përcaktuar.

 

Të parashikohen në projekt dhe korsi biçiklete në njërën anë. Rrugët dytësore parashikohen hyrjet daljet” specifikohet në detajet e projektit të shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik. Ndërkaq, fondi do të shkojë gjithashtu për gjelbërimin e rrugës në të dy krahët. Sipas detajeve, punimet do të manifestohen brenda një afati kohor afro 6 muaj, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues./Burimi: SCAN


Më të lexuarat