Secondary Adv

Hiqet polica kufitare: Emigrantet qe hyjne ne Kosove nuk do e paguajne me

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditur se nga sot të gjithë emigrantët që hyjnë në Kosovë nuk kanë nevojë të paguajnë policën kufitare.

 

Murati përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Me marrëveshjen e arritur, me BQK dhe BKS, Qeveria mbulon çmimin e reduktuar për 35%”. Sipas Muratit, nëse llogariten edhe kursimet e tarifave bankare, me këtë marrëveshje do të kursehen mbi 3 milionë euro. Po ashtu, Murati ka paralajmëruar se së shpejti do të ketë zgjidhje permanente të këtij problemi, duke aluduar në heqjen e policës dhe anëtarësimin në Kartonin e Gjelbër.

 

“Prej sot, mërgata nuk ka nevojë të paguajë për policën kufitare. Me marrëveshjen e arritur, me BQK dhe BKS, Qeveria mbulon çmimin e reduktuar për 35%. Nëse llogariten edhe kursimet e tarifave bankare, me këtë marrëveshje do të kursehen mbi 3 milionë euro. Mirëpo më e rëndësishmja është që ne do të angazhohemi edhe për një zgjidhje permanente të këtij problemi, e cila besoj që do të vijë shumë shpejt. Mirësevini bashkatdhetarë”, thuhet në postimin e Muratit./Burimi: Monitor


Më të lexuarat