100 mln euro shpenzime shtese ne 2021: Per teatrin, dronet e vaksinat
Përmirësimi i të ardhurave buxhetore është shoqëruar me rritjen e fortë të shpenzimeve, por edhe me heqjen e kufizimeve fiskale.
Ministrja e Financave ka paraqitur në Kuvend dy akte normative përmes të cilave Qeverisë i hiqen kufizimet për rritjen e shpenzimeve, si dhe shtesën e tyre për rreth 100 milionë euro për këtë vit. Denaj argumentoi se kjo shumë do të përdoret për blerjen e vaksinave, të dronëve për mbikqyrjen e territorit, disa vepra infrastrukturore, si dhe për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar. Shumë i ashpër lidhur me heqjen e kufizimeve për marrjen e borxheve të reja ka qenë reagimi i Kreut të Grupit Parlamentar të Opozitës Muslim Murrizi. Ai tha se vetëm në dy seancat e fundit, Kuvendi ka miratuar me votë marrjen e borxheve të reja me vlerë rreth 400 milionë euro. Akti normativ i ndryshimit të buxhetit është i katërti për këtë vit, ndërkohë që opozita ka ngritur akuza për papërgjegjshmëri në hartimin e parashikime buxhetore./Burimi: Scan