Secondary Adv

Hyn ne fuqi akti normativ: Pezullohen gjobat per fiskalizimin

Hyn në fuqi menjëherë Akti Normativ që pezullon gjobat për kundravajtjet tatimore për sistemin e fiskalzimit deri në fund vitit. 

 

Është botuar sot në Fletoren Zyrtare Akti Normativ që pezullon gjobat për kundravajtjet tatimore për sistemin e fiskalzimit deri në fund të këtij viti. Akti ka hyrë në fuqi menjëherë. Në të përcaktohet: Në kreun XV, pas pikës 6, të nenit “Dispozita  kalimtare”, të ligjit nr. 9920, datë  19.5.2008, “Për  procedurat tatimore”, të ndryshuar, shtohet pika  7, me këtë përmbajtje: “7. Përjashtimisht parashikimeve në këtë ligj,  për  kundërvajtjet  administrative  që  lidhen  me  afatet  e  hyrjes  në  fuqi  dhe  zbatimin  efektiv  të  ligjit  nr.  87/2019,  “Për  faturën  dhe  sistemin  e  monitorimit të qarkullimit”, të ndryshuar, zbatimi  i sanksioneve do të fillojë të aplikohet pas datës 1  janar 2022.

 

 

Nga 1 korriku filloi faza e dytë e fiskalizimit, për transaksionet pa para në dorë mes bizneseve. Sipas tatimeve janë 34 mijë subjekte që përfshihen në këtë fazë. të dhënat e tjera nga AKSHI treguan se deri në 30 qershor, vetëm 60% e tyre kishin marrë certifikatën elektronike që u mundëson të përdorin sistemin e ri të faturimit. Nga 1 shtatori, procesi përfshin transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit, pavarësisht përgjegjësisë tatimore apo qarkullimit vjetor të realizuar.

 

Ministria e Financave dhe Drejtoria e Tatimeve kanë pohuar se qasja ndaj bizneseve në muajt e parë do të jetë këshilluese dhe ndaj u mor dhe vendimi për heqjen e gjobave deri në fund të vitit. Por, ekspertët financiarë kanë pohuar se mosndëshkim i lëshimit të faturës. Kjo masë e pamenduar fare dhe e pastudiuar, veç do rrisë evazionin, do keqësoje edukimin e tatimpaguesve, do ndëshkojë në një etapë të dytë me mijëra biznese.

 

Shoqatat e biznesit dhe ekspertët kanë kërkuar vazhdimisht shtyrjen e hyrjes në fuqi të zbatimit të fiskalizimit, sidomos të fazës së tretë të tij, që pritet në shtator, pasi subjektet e vogla nuk janë ende gati dhe për më tepër procesi po shoqërohet me kosto./Burimi: Monitor


Më të lexuarat