Secondary Adv

ATP indekson pronat qe nga data e aplikimit: Shtohet norma e interesit te inflacionit

ATP bën të ditur se çdo vendim kompensimi do të indeksohet me normën e inflacionit që nga momenti i aplikimit nga pronarët. 

 

Agjencia e Trajtimit të Pronave bën të ditur se çdo vendim kompensimi, përveç rivlerësimit me minimumin e 10% të vlerës reale, edhe do të indeksohet me normën e inflacionit që nga momenti i aplikimit nga pronarët. Detyrimi vjen nga Gjykata e Strasburgut, e cila ka përcaktuar gjithashtu se shuma e kompensimit duhet të jetë së paku sa 10% e vleres reale të pronave.

 

Çdo vendim kompensimi, përveç rivlerësimit me minimumin e 10% të vlerës reale, edhe do të indeksohet me normën e inflacionit që nga momenti I marrjes së tij. Kjo do të thotë se Vendimet e kompensimit që do të ekzekutohen do të indeksohen me normën e interesit nga momenti i plotësimit të dokumentacionit deri në momentin e ekzekutimit. Një veprim I tillë është diktuar nga Gjykata e Strasburgut, ndërkohë që Agjencia e Trajtimit të Pronave ka nisur tashmë procesin e ri llogaritjes së faturës përfundimtare për vendimet e dhëna në kohë.

 

Paralelisht ATP ka marrë masat edhe për zbatimin e Vendimit tjetër të Strasburgut që detyron qeverinë shqiptare të kompensojë pronarët me të paktën 10% të vlerës aktuale të tokës dhe jo me zërin kadastral që ka pasur në vitin 1945 do të sjellë rillogaritjen e  faturës për më shumë se 10 mijë subjekte. Është vetë  Agjencia e Trajtimit të Pronës që njofton se brenda afatit 3 mujor të vitit 2021 është bërë përllogaritja e vlerës financiare  me  shtimin  e  saj  me  10%  të  vlerës  sipas  zërit  kadastral  aktual  sipas  rekomandimeve të GJEDNJ. Nga këto ndryshime do të preken afërsisht 10,120 subjekte që vlera fillestare e vlerësimit do të rishikohet me qëllim vetëm për të përfituar më tepër.

 

Fatura financiare që do të përfitojnë më tepër pronarët  parashikohet    të  jetë  afërsisht  18.2  Mld  lekë, afërisht 180 milionë dollarë, thekson në raport Agjencia e Trajtimit të Pronave.  Kjo  vlerë  shtuar  financiare  mbetet  dhe mbulohet brenda fondit total prej 50 Mld lekë të parashikuar në ligjin nr. 133/2015.2. Nga ana tjetër, Vendimet e kompensimit që do të ekzekutohen do të indeksohen me normën e interesit nga momenti i plotësimit të dokumentacionit deri në momentin e ekzekutimit. Çdo  vendim  përfundimtar do  të  rillogaritet  duke  i  dhënë  dhe  indeksimin  e  normës  së  interesit  nga momenti i plotësimit të dokumentacionit sipas formularit deri në momentin e ekzekutimit.

 

Ndërkaq, Agjencia parashikon Kompensimime 100%  (cash)  për vendime me vlerë financiare deri në 1.500.000 lekë. Si rezultat  i këtyre  ndryshimeve,  bëhet  e  mundur  që  të  aplikojnë  dhe  përfitojnë  10 085  subjekte,  të  cilët  do  të kompensohen financiarisht me vlerë financiare të plotë. Me këtë ndryshim do të kompensohen rreth 60 % e vendimeve nga 18 730 që janë gjithsej.

 

Këto detyrime të ardhura nga Strasburgu pritet të rriten ndjeshëm faturën prej 1 miliardë dollarësh që shtetit shqiptar duhet të paguajë për kompensimin e pronarëve. Ndërkohë që ndryshime të tjera në përllogaritjen e kompensimit të pronarëve pritet të vijnë edhe me Parlamentin e ri pas muajit shtator, duke qenë se Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar disa nene të Ligjit të vitit 2015 për trajtimin e pronës./Burimi: Scan TV


Më të lexuarat