Secondary Adv

Lejet e shfrytezimit te plazhit, Klosi: 5 dite kohe per dorezim dokumentash

Aplikimet për pajisjen me leje shfrytezimi të plazhit rihapen në 5 Korrik, do të ketë 5 ditë kohë për dorëzim dokumentacioni.

 

Aplikimet për t’u pajisur me lejen e shfrytëzimit të plazhit do të rihapen në datën 5 korrik, ndërkohë që subjektet e interesuar do të kenë 5 ditë kohë për të dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm”. Gjithçka u bë me dije nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi gjatë një takimi me institucionet qendrore dhe lokale në Kavajë, pas problemeve të krijuara në këtë drejtim.

 

Klosi tha synohet që të qartësohet situata me ndarjen e parcelave, duke zgjidhur problemet me pajisjen me dokumentacionin e nevojshëm të atyre subjekteve që shfrytëzojnë parcelat, si dhe mbledhjen e taksave nga ana e pushtetit vendor. Ministri ka ndërmarrë një sërë takimesh, pas problemeve të krijuara në këtë sezon turistik me ndarjen e lejeve për shfrytëzimin e plazheve nga ana e bizneseve, që kanë shkaktuar jo vetëm konflikte mes sipërmarrësve dhe institucioneve shtetërore, por edhe përplasje fizike me pasojë humbjen e jetës së 4 qytetarëve./ Burimi: Scan TV


Më të lexuarat