Secondary Adv

Rinisja e kontrollit teknik: Numer i larte i mjeteve te ngelura dhe ritestuara

DPSHTRR nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare ka publikuar të dhënat e shërbimit të kontrollit teknik për muajin e parë pas rinisjes së shërbimeve.

 

‘Mjetet e rrezikshme për jetën e drejtueseve të mjeteve por edhe të pasagjerëve e përdoruesve të tjerë të rrugës nuk e kalojnë dot më Testin e Kontrollit Teknik’ shkruan DPSHTRR. Referuar të dhënave për muajin e parë të rinisjes së shërbimit të kontrollit teknik, janë testuar në total 30,145 mjete rrugore nga të cilat:

20,128 Automjete (4 deri 8+1) (66.8%)

6,320 Kamiona (21%)

2,132 Autobusa (7%)

 

1,087 Rimorkio (3.6%)

393 Motomjete (1.3%)

85 Mjete Ndërtimi/Punimi Toke (0.3%)

7,331 mjete ose 24.3% e totalit të mjeteve janë ngelur/refuzuar!

 

5,986 (81.7%) Mjete janë ritestuar pas riparimeve dhe plotësimit të normave!

1,128 (15.4%) Mjete të ngelura, u ndalohet qarkullimi dhe priten për t’u riparaqitur në testim pas riparimeve!

217 (2.9%) Mjete të refuzuara, u ndalohet qarkullimi (xhama të dëmtuar, goma të tejkonsumuara, defekte të rënda në sisteme, pamje e jashtme jo e rregullt)!

 

DPSHTRR ju bën thirrje qytetarëve që të riparojnë në afatet ligjore mjetet rrugore! Kontrolloni mjetin përpara çdo udhëtimi! kodi rrugor, neni 71, pika 5 dhe neni 78, pika 4 ju bëjnë direkt përgjegjës nëse dilni në qarkullim me mjet rrugor me mangësi teknike ose funksionale! Penalizimet: masa, gjoba, pezullim licensash dhe deri dalje e përhershme e mjetit nga qarkullimi!/Burimi: SCAN


Më të lexuarat