Secondary Adv

The Telegraph: Shqiperia, sekreti i ruajtur me mire ne Mesdhe

Shqipëria është bërë një destinacion mjaft i lakmuar këtë sezon veror, me pasqyrimin e bukurive të rralla natyrore të saj në shkrime të ndryshme bllogjesh turistike dhe në mediat botërore, sidomos ato Europiane dhe Amerikane.


Nuk kanë të sosur mediat që shkruajnë për bukuritë e natyrës shqiptare. E fundit është britanikja The Telegraph, e cila e quan Shqipërinë si sekretin e ruajtur më mirë në Mesdhe. Caroline Shearing kalon një ditë në Shqipëri dhe gjen një mikpritje të ngrohtë, ushqim të mahnitshëm dhe Butrintin, një nga zonat më të rëndësishme arkeologjike të Europës.


Sipas autores, ishte e qartë se që në momentin e hyrjes në pikën kufitare të Qafë Botës, ky nuk do të ishte një udhëtim i zakonshëm. Ajo shkruan e impresionuar për Butrintin, për të cilën një poet romak kishte thënë: “pashë përpara meje një Trojë në miniaturë.” Sot, me teatrin e tij të lashtë grek, banjot romake dhe kullat veneciane, Butrinti është konsideruar si një “mikrokozmos” i historisë shqiptare.


Ndërsa nuk lë pa përmendur njeriun që ka shkatërruar natyren, autorja vë në dukje se pjesa më e madhe e Rivierës Shqiptare, e vendosur në gojën e Adriatikut, është ende e pazhvilluar, me një varg të plazheve me rërë të butë, të mbështetur nga malet e thepisura, por shkrimi thekson se më shumë duhet të bëhet për të mbrojtur bregdetin, në qoftë se vendi do që të shmangë katastrofën mjedisore dhe arkitektonike.

 


Saranda ishte e mbushur me me italianë, rusë dhe shqiptarët e kamur – parkimet e qytetit ishin të zëna me makinat Mercedes-Benz. Por autorja gjithashtu u takua me me një çift britanik në Butrint, i cili përmendi çmimet e ulëta si arsyen kryesore për zgjedhjen e Shqipërisë. Një zgjedhje që u bë edhe më e qartë kur erdhi fatura e drekës për katër persona, vetëm nën € 50 (£ 35).


Vetëm 20 vjet më parë Saranda ishte një fshat peshkimi me shtëpi tradicionale guri. Sot shumica e shtëpive të gurit janë prishur dhe në vendin e tyre përvijohet blloqe pallatesh që po zgjerohen në gjithë gjatësinë e gjirit në formë hëne të Sarandës. Shqipëria është, ndoshta jo në mënyrë suprizë duke pasur parasysh historinë e saj, një vend në nxitim, dhe askund nuk ishte më e dukshme se në peizazhet e saj të lavdishme që po mbusheshin me shtylla betoni./Monitor


Më të lexuarat