Secondary Adv

Inflacioni 1.6 per qind ne qershor: Rriten cmimet e ushqimeve dhe karburantit

Rritja e çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve ishin përbërësit kryesor të inflacionit në muajin qershor raportoi sot INSTAT.

 

Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Qershor 2021 është 1,6 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 1,8 %. Krahasuar me muajin qershor 2020, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Komunikimi” me 2,8 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,7 %, “Transporti” me 2,5 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,7 %, “Argëtim dhe kulturë” me 1,4 %,“Hotele, kafene dhe restorante” me 1,3 %. “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” u rriten me 0,9 %,“Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,8 %, “Shëndeti” me 0,6 %,“Veshje dhe këpucë” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,5 % secili dhe “Shërbimi arsimor” me 0,1 %.

 

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 10,2%, pasuar nga nëngrupet “vajra dhe yndyra” me 6,8%, “fruta” me 3,9%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 2,6%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 1,9%, “peshk” me 1,4%, etj. Krahasuar me muajin maj 2021, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u ulën me 2,4 %, pasuar nga grupi “Veshje dhe këpucë” me 0,2%. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u rritën me 0,7%, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,3%, “Shëndeti”,“Transporti” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,2% secili, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1%.

 

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Qershor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,95 pikë përqindje, pasuar nga grupi Transporti” me +0,13 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Komunikimi” kanë kontribuar me +0,09 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me +0,07 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje.

 

Çmimet e grupeve “Argëtim dhe kulturë”, “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,05 pikë përqindje secili. Çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Shëndeti” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje secili. Institucionet financiare ndërkombëtare kanë lajmëruar një rritje të inflacionit gjatë viti, i nxitur nga konsumi pas pandemisë, ku njerëzit do të prirën të blejnë mallrat e munguara dhe ato për konsum të zakonshëm./Burimi: Monitor


Më të lexuarat