Secondary Adv

Britania heq karantinen per te vaksinuarit: Lehtesohen masat anti-Covid

Nga 19 korriku qytetarët britanikë të vaksinuar plotësisht nuk do jenë të detyruar t’i nënshtrohen karantinës kur të kthehen nga udhëtimet, por vetëm të testohen.

 

Ky rregull vlen vetëm për qytetarët që kthehen nga zona me rrezik të ulët ose të mesëm infeksioni. Lajmi i bë i ditur nga Sekretari i Transportit, i cili tha se do jetë një mbështetje për linjat ajrore dhe industrinë e transportit pasi është gjunjëzuar këto 15 muaj për shkak të pandemisë. "Unë konfirmoj sot që nga 19 korriku, banorët e Mbretërisë së Bashkuar që janë vaksinuar plotësisht përmes vaksinave të MB nuk do të duhet të karantinohen më kur të kthehen në Angli," tha Shapps. 

 

Për udhëtarët që kthehen nga zonat me rrezik të lartë infeksioni do mbetet në fuqi rregulli që po zbatohet akualisht në vend. Edhe përse janë ta vaksinuar plotësisht, të gjithë do të duhen t’i nënshtrohen karantinës për 10 ditë në një hotel. Nga ky rregull përjashtohen fëmijët, për të cilët do të kërkohet testimi për COVID-19./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat