Secondary Adv

Shtrenjtohet qarkullimi: Jo vetem nafta, rritet me 25 per qind cmimi i gazit

Brenda pak ditëve çmimi i gazit është rritur me 25% në të gjitha pikat e shitjes në vend. 


Në pikat e furnizimit me pakicë të karburanteve, këto ditë është vënë re po ashtu një rritje e madhe e çmimit të naftës dhe benzinës. Nëse në fillim të javës së kaluar një litër naftë blihej me 157 lekë për litër, sot çmimi ka kapërcyer në 162 lekë, me rritje mesatare 5 lekë për litër. Shkak për ndryshimin e radhës është rritja e çmimit të lëndëve djegëse në bursat ndërkombëtare, për shkak të rritjes së kërkesës me hapjen graduale të ekonomive të cilat prej një viti kanë pasur kufizime për shkak të pandemisë Covid-19. Edhe gazi ka njohur shtrenjtim me 20-25%, duke u tregtuar me çmim 60 lekë për litër nga 45 që ishte më herët.

 

Në tregun shqiptar, çmimi i lartë dhe i paqëndrueshëm i karburanteve është pasojë edhe e taksave direkte, të cilat e bëjnë të pamundur konkurrencën me rajonin. Sipas indeksit të Global Petrol Prices, pas karantinës, çmimi mesatar i karburanteve në Shqipëri ra me 35%, duke zbritur nga dhjetëshja e vendeve me karburantet më të shtrenjta në Europë. Por pas luhatjeve të fundit në bursa, duket se këto çmime po i drejtohen rritjes.

 

Niveli i taksimit në tregun e hidrokarbureve:

Taksa e Qarkullimit-27 Lekë/Litër

Taksa e Karbonit-3 Lekë/Litër

Taksa e Markimit-1 Lekë/Litër./Burimi: Oranews.tv


Më të lexuarat