Secondary Adv

Jo me abuzime me tarifat e sherbimeve postare: Hyn ne fuqi rregullorja e re

Këshilli i Ministrave ka miratuar më 25 qershor rregulloren e re mbi percaktimin e tarifave postare, me qëllim shmangien e abuzimeve me çmimet nga operatorët.

 

Të gjithë ofruesit e shërbimeve të dërgesave të pakove ndërkufitare, brenda dates 31 janar të çdo viti kalendarik, do i vënë në dispozicion AKEP listën publike të tarifave të zbatueshme nga 1 janari i çdo viti kalendarik, të cilat më pas do të krahasohen me çmimet e zbatuar në nivel rajonal e më gjerë për të shmangur abuzimet nga ana e operatorëve. Sipas rregullores, bazuar në listën e publikuar të tarifave, për çdo objekt të vetëm postar, AKEP identifikon tarifat ndërkufitare të ofruesit të shërbimeve të dërgesave të pakove që dërgohen nga Shqipëria dhe që janë subjekt i një detyrimi të shërbimit universal, për të cilat AKEP e konsideron objektivisht të nevojshëm vlerësimin.

 

Në këtë vlerësim, AKEP merr parasysh elementet në vijim: a) tarifat e brendshme dhe çfarëdo tarife tjetër të shërbimeve të dërgesave të pakove të krahasueshme në vendin e destinacionit; b) vëllimet reciproke, kostot specifike të transportit ose të përpunimit, kosto të tjera përkatëse dhe standardet e cilësisë së shërbimit; c) impaktin e mundshëm të tarifave ndërkufitare të aplikuara mbi përdoruesit individual dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, përfshirë ato që ndodhen në zona të largëta ose më pak të populluara, dhe mbi përdoruesit individualë me aftësi të kufizuara, kur është e mundur duke mos vendosur një pengesë joproporcionale.

 

Përveç elementeve të mësipërme, AKEP-i, kur e konsideron të domosdoshme, mund të marrë parasysh veçanërisht elementet e mëposhtme: së pari nëse tarifat janë subjekt i një rregullimi të veçantë të çmimeve në bazë të legjislacionit kombëtar; dhe së dyti rrezikun e abuzimit me pozicionin mbizotërues në treg, i vendosur në përputhje me legjislacionin përkatës. Pandemia Covid dhe kufizimet e lëvizjes se mallrave e personave kanë mdikuar ndjeshëm në volumin e shërbimeve postare në vend.

 

AKEP raporton se Gjatë tremujorit të pare të vitit 2021 rezultojnë 6,940,395 objekte postare të pranuara dhe të dërguara nga Posta Shqiptare dhe Ofruesit e Shërbimeve Postare, me një rritje prej 1.9% krahasur me të njëjtin tremujor të një viti më parë, kur totali I tyre ishte 6,813,647. Për tremujorin e pare të vitit 2021 Posta  Shqiptare zë rreth 79% të  tregut postar përkundrejt Ofruesve të tjerë të shërbimeve postare të cilët së bashku zënë 21%./Burimi: Scan


Më të lexuarat