Secondary Adv

Pakenaqesi per masat: Bizneset e Vlores paralajmerojne mbyllje nga e hena

Bizneset e Vlorës, kryesisht ato të lokaleve dhe restoranteve përgjatë Lungomares paralajmërojnë se do mbajnë një protestë nga e hëna në lidhje me masat anti-Covid.

 

Përfaqësues të bizneseve, të cilët kanë nënshkruar në unanimitet dhe një ankesë, kërkojnë shtyrjen e orarit të mbylljes dhe atë për lejimin e muzikës duke qenë se jemi në kulmin e sezonit turistik. Ata shprehen se nëse kërkesa e tyre nuk merret parasysh, nga e hëna do të ulin qepenat në shenjë proteste. Bizneset e cilësojnë situatën si të paprecedentë dhe akuzojnë policinë se me dhunë dhe arrogancë ka ndërhyrë në ditët e fundit në lokalet e tyre duke vendosur gjoba të padrejta. Ata ankohen se nuk po përballojnë dot shpenzimet dhe me ironi ftojnë kryeministrin që të shkojë në Vlorë dhe të menaxhojë bizneset e tyre./Burimi: A2CNN


Më të lexuarat