Bashkite kapercejne pasojat e pandemise: Te ardhurat me te lartat qe nga 2010
Pushteti vendor po rikuperon ndjeshëm humbjet që i shkaktoi tërmeti i vitit 2019 dhe pandemia COVID-19.
Të ardhurat që ka mbledhur në 6 mujorin e parë të vitit kanë kapërcyer shifrat e para pandemisë me 3.7 miliardë lekë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave bashkitë kanë arritur të mbledhin në këtë periudhë të parë të vitit 13.9 miliardë lekë, nga 10.2 miliardë lekë që u mblodhën në vitin e kaluar. Ky është realizimi më i lartë i bashkive që prej vitit 2010. Ndikimin kryesor në këtë rritje e ka dhënë rikthimi i bizneseve në aktivitet thuajse normal, pasi të ardhurat nga taksat lokale ku përfshihen fondet që mblidhen nga veprimtaria e biznesit, e shfrytëzimit të hapësirës publike apo e aktivitetit turistik.
Sipas ministrisë së Financave nga taksat lokale janë mbledhur 10.1 miliardë lekë në gjashtëmujorin e parë të vitit nga 7,6 miliardë lekë në vitin që shkaktoi apo 10 miliardë lekë që ishte vlera në vitin 2019. Më pas renditën të ardhurat nga taksa e pasurisë me 3.5 miliardë lekë dhe taksa e biznesit të vogël 292 milionë lekë. Taksa mbi biznesin e vogël ka regjistruar rënie më 39 milionë lekë, për shkak edhe të heqjes së tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për bizneset e vogla.