Hiqet ora policore ne zonat turistike: Zgjatet gjithashtu ora per muziken
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së pronarëve të lokaleve në Lungomare, Vlorë, të cilët kërkojnë shtyrjen e orës policore.
Rama shkruan se Lungomare s’ka muzikë po ndotje akustike të tmerrshme ku përzihen dhjetëra linja burime menjëherë dhe se e drejta e atyre që duan zhurmë muzikore tërë natën nuk fiton dot mbi të drejtën e atyre që natën duan zhurmën e detit. Gjithsesi ai kujton se nga 20 korriku, pra nesër muzika do të ndalet në 23.00 në çdo zonë turistike të banuar, që do të thotë 1 orë më shumë nga ajo aktualja. “Protestë në Lungomare për muzikën?
1. Lungomare s’ka muzikë po ndotje akustike të tmerrshme ku përzihen dhjetëra linja burime menjëherë.
2. E drejta e atyre që duan zhurmë muzikore tërë natën nuk fiton dot mbi të drejtën e atyre që natën duan zhurmën e detit.
3. Siç është lajmëruar, nga data 20 korrik muzika do të ndalet në 23.00 në çdo zonë turistike të banuar dhe kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën po të dojë, le të organizohet në natyrë, në pika ku nuk shqetëson njeri- si në tërë botën e civilizuar turistike”, shkruan Rama./Burimi: Balkanweb