Secondary Adv

Perhapja e Covid ne Europe: Mbi 50 mln te infektuar qe nga fillimi i pandemise

Europa është rajoni i parë që ka shënuar mbi 50 milion të infektuar me Covid-19.

 

Në rajonin e Epirit të Vjetër, një milion raste konfirmohen tani çdo tetë ditë. Rajoni ka regjistruar rreth 1.3 milion viktima nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë. Varianti Delta është identifikuar në 100 vende. Europa mbetet një nga rajonet më të prekura në botë; me më shumë se një në katër raste (27%) dhe rreth një në tre viktima (31%). Rusia, një nga vendet më të prekur ka shënuar afërsisht 6 milion raste. Mbretëria e Bashkuar i dha fund masave të saj për më shumë se një vit dje, por e ashtuquajtura “Dita e Lirisë” u la në hije nga rritja e shpejtë e rasteve dhe parashikimeve gjatë ditëve të fundit. Nga ana tjetër, vendet e tjera po përshkallëzojnë masat kufizuese përballë rritjes së rasteve./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat