Secondary Adv

Lojerat Olimpike rrezikojne te anulohen: Rritet numri i sportisteve me Covid

Kreu i Komitetit Organizues të Lojërave Olimpike nuk ka përjashtuar mundësinë e anulimit të eventit, për shkak se çdo ditë po rezultojnë pozitiv gjithnjë e më shumë sportistë.

 

Ai u shpreh se do të jetë nën mbikëqyrje konstante të rasteve të reja pozitive, për të mbajtur nën kontroll situatën dhe për të të marrë vendimin e duhur. “Ne nuk mund të parashikojmë se çfarë do të ndodhë me numrin e rasteve pozitive me COVID-19. Kështu që ne do të vazhdojmë diskutimet në rast se do të ketë një rritje të vazhdueshme të rasteve për të marrë një vendim të përshtatshëm”, tha Muto. Lojërat Olimpike janë anuluar vitin e kaluar për shkak të pandemisë së COVID-19, dhe rreziku për t’u rianuluar është i lartë. Megjithëse pak kohë më parë u vendosë që Lojërat Olimpike të zhvillohen pa spektatorë, për të minimizuar rreziqet shëndetësore. Sipas planifikimeve Lojërat Olimpike, do të mbahen më 23 korrik deri më 8 gusht, megjithatë tashmë gjithçka është bërë e pasigurt./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat