Secondary Adv

Projektligji i ri i falimentit, debitoret mbeshtetje ligjore per rinegocimin e borxhit

Të gjitha ata që kanë borxhe, por nuk mund t’i përgjigjen afateve për shlyerjen kanë të drejtë të ristrukturojnë kohën e shlyerjes dhe shumat e kësteve. Kjo e drejtë u jepet borxhlinjëve në projektligjin e ri të falimentit që është është hedhur për diskutim në grupet e interesit.


Drafti i ri ligjor që është shpërndarë për dikskutim në organizatat e biznesit e përcakton procedurën e falimentimit si qëllim të shlyejë, në mënyrë kolektive, detyrimet e debitorit nëpërmjet likuidimit të të gjitha pasurive të tij dhe shpërndarjes së të ardhurave, ose, nëpërmjet riorganizimit ose arritjes së një marrëveshjeje tjetër të re, me synim kryesor ruajtjen e veprimtarisë së debitorit.


Por në projektligj thuhet se, e ristrukturimi i borxhit nuk mund të bëhet nga gjykata nëse palët ( kreditori dhe debitori) nuk kanë arritur më parë një marrëveshje ndërmjet tyre. Në këtë projektligj përftojnë edhe invidët që janë në borxh, fakt ky që ka shqetësuar sektorin bankar, për shkak të efektit psikologjik që mund të ketë sjellë në kthimin e kredive në banka.
Neni 171 i projektligjit thotë se, qëllimi i parandalimit të likuidimit është dhënia e mundësisë debitorit në gjendje vështirësie financiare për ta kapërcyer atë përmes propozimit ndaj piorëve, përmes një plani riorganizimi ose marrëveshjeje jashtëgjyqësore për ristrukturimin e borxhit, të miratuar nga gjykata e falimentimit.


Më tej drafti sqaron se, parandalimi përmes ristrukturimit të borxhit synon mosfillimin e procedurës së falimentimit, ndërsa parandalimi përmes riorganizimit synon parandalimin e fazës për likuidimin e debitorit. Përdorimi i mjeteve të parandalimit të likuidimit konsiderohet si një mundësi por jo parakusht për të kaluar në fazën e likuidimit.


Më tej neni 172 përcakton se, debitori në vështirësi financiare mund t’u propozojë iorëve një marrëveshje jashtëgjyqësore e cila përfshin mënyrën e ristrukturimit të borxhit dhe mënyrën e realizimit të pretendimeve të iorëve, si dhe çdo mënyrë tjetër për reduktimin e borxhit, të parashikuara nga Kodi Civil, Pjesa 4, Titulli 2, Kreu iV, lidhur me mbarimin ose shuarjen e detyrimeve.
Sipas projektit, debitori në vështirësi financiare, mund të kërkojë nga gjykata e falimentimit miratimin e marrëveshjes për ristrukturimin e borxhit, të arritur me pëlqimin e shumicës së iorëve sipas neneve 204 dhe 205 të këtij ligji.


Kërkesa për miratimin e marrëveshjes për ristrukturimin e borxhit bëhet pasi është arritur marrëveshja jashtëgjyqësisht.
Kërkesa shoqërohet nga marrëveshja për ristrukturimin e borxhit, që përmban përshkrimin e metodave analitike dhe afatet e përmbushjes së detyrimeve; një raport i përditësuar mbi gjendjen financiare dhe ekonomike të debitorit; një analizë mbi vlerësimin e aseteve dhe listën emërore të iorëve, me pretendimet të tyre përkatëse, si dhe evidentimin e iorëve me të drejtë parablerjeje; lista e mbajtësve të të drejtave mbi pronat e paluajtshme ose të luajtshme në pronësi ose në posedim të debitorit, etj./Monitor


Më të lexuarat