Humbjet ne arbitrazh- Open Data: Rreth 447 mln euro totali i detyrimeve
Shqiptarët do paguajnë edhe 300 mln euro, më shumë nga sa thotë qeveria, për humbjen e gjyqeve të shtetit ndaj privatit, kosto që përllogaritet rreth 447 mln euro.
Çështjet që janë në proces përbëjnë shqetësim për buxhetin e shtetit, pasi vetëm nga gjyqi për “Parkun Fotovoltaik” në Akërni kërkohen 110 milionë Euro dëmshpërblim. Fatura e detyrimeve të arbitrazhit e raportuar nga Ministria e Financave kap vlerën e 109.5 milionë eurove por disa çështje të tjera të hapura në gjykatën ndërkombëtare rrezikojnë të sjellin kosto shtesë për buxhetin e shtetit nëse vendimi përfundimtar shkon në favor të palës paditëse. Sipas të dhënave të përpunuara nga “Open Data” detyrimet mund të shtohen me rreth 300 milionë euro duke e çuar kështu totalin në rreth 447 milionë euro.
Vetëm gjatë vitit të kaluar janë regjistruar pranë Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve 3 çështje dhe fatura me e lartë lidhet me ndërtimin e “Parkut Fotovoltaik në Akërni. Open Data raporton se kjo çështje ka nisur në Dhjetor të vitit 2020 nga kompania Arka Energy B.V, e cila ishte pjesëmarrëse në konsorciumin e shpallur fituese përmes një procedure tenderi ndërkombëtare, nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Sipas të dhënave të publikuara nga gjykata ndërkombëtare, dëmshpërblimi i pretenduar nga ky subjekt është 110 milionë Euro.
Kompania Kurum Shipping kërkon gjithashtu një dëmshpërblim prej 100 milionë eurosh nga shteti shqiptar për prishjen e njëanshme të kontratës së terminalit të konteinerëve në Portin e Durrësit. Një tjetër ndërprerje kontrate në mënyrë të njëanshme rrezikon t’i kushtojë shtetit shqiptar 90 milionë euro. Edhe në këtë rast është Ministria eInfrastrukturÑ‘s dhe EnergjisÑ‘ e cila është paditur nga kompania Costruzioni DONDI & KUBOTA CO, pasi ka vepruar në kundërshtim me marrëveshjen e financimit.
Në momentin e shkëputjes së kontratës, firma kontraktore rezulton se kishte kryer 70% të punimeve. Egziston gjithashtu një tjetër çështje për të cilën arbitrazhi ka shpallur fitues palën private me vlerë 37.4 milionë euro. Bëhet fjalë për investitorin JV Copri Construction Enterprises, i cili ka ngritur pretendime për parregullsi të kostove shtesë dhe ndryshimeve të projektit. Bëhet fjalë për ndërimin në autostradën Tiranë- Elbasan.
Ankesa u pranua nga dhoma ndërkombëtare e arbitrazhit mÑ‘ 1 Shtator 2020 por kjo vlerÑ‘ nuk Ñ‘shtÑ‘ paraqitur ende nÑ‘ publikimet e MinistrisÑ‘ sÑ‘ Financave dhe EkonomisÑ‘, pavarësisht se është marrë vendimi final. Gjoba qe shqiptaret do te paguajnë në arbitrazh është më e larta e arritur ndonjëherë nga humbjet e qeverive shqiptare në gjyqet ndërkombetare./Burimi: OraNews.tv