Secondary Adv

Edhe Italia si Franca: Kerkon certifikate vaksinimi per 1 sere aktivitetesh

Në përpjekje për të vënë nën kontroll përhapjen e COVID-19, Italia duke nisur nga 6 gushti, do të kërkojë certifikatën e vaksinimit për të kryer një sërë aktivitetesh.

 

Të gjithë personat e moshës 12 vjeç e lart, që kanë marrë së paku një dozë të vaksinës, do të mund të hynë në disa vende, përfshirë ambientet e brendshme të bareve, restoranteve, kinemave dhe palestrat. Megjithatë, pas mosmarrëveshjeve brenda koalicionit qeveritar, certifikata nuk do të jetë e nevojshme për transport. Kryeministri Mario Draghi tha pas mbledhjes së kabinetit që miratoi masën se " Pasaporta e shëndetit është një instrument për të lejuar italianët të vazhdojnë aktivitetet e tyre  normalisht me garancinë e të mos qenurit  infektues për të tjerët.

 

Pasaporta e gjelbër nuk është një çështje arbitrare; është një kusht për të mbajtur aktivitetet e hapura". Masa u mor pas një rritje të konsiderueshme të rasteve të reja me koronavirus. Ato janë dyfishuar gjatë javës së kaluar ndërsa mbi 5,000 janë raportuar vetëm të enjten. Që nga fillimi i pandemisë, në mars të vitit të kaluar, Italia ka konfirmuar mbi 4.3 milionë raste, nga të cilët 128,000 kanë humbur jetën. Edhe disa vende të tjera në Evropë, përfshirë Francën këtë javë, kanë vendosur të kërkojnë certifikatën e vaksinimit për të frekuentuar disa vende./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat