Secondary Adv

Situata pozitive ne BE: Mbi 50 per qind e popullates se rritur e vaksinuar

Mbi dyqind milion të rritur kanë marrë vaksinën kundër koronavirusit në BE, kështu ka bërë me dije presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

 

Gjithashtu ajo bëri me dije se deri në verë synohet vaksinimi deri në 70% e popullatës. “Më shumë se 200 milion të rritur në BE janë plotësisht të vaksinuar, kjo përbën rreth 55% të popullsisë në BE. Vaksinimi i plotë na mbron dhe na ndihmon të shmangin një valë të re infeksionesh. Ndaj le të vaksinohemi”, ka thënë Ursula von der Leyen./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat