Secondary Adv

Kosova nenshkruan marreveshjen me BB: 15 mln euro per krizen e Covid

Ministri i Financave dhe drejtoresha për Ballkanin Perëndimor e BB, nënshkruan marrëveshjen e financimit “Projekti Emergjent i Kosovës për COVID-19 -Financimi shtesë”.

 

Në njoftimin e bërë për media thuhet se “Qëllimi kryesor i marrëveshjes mbetet vazhdimësia e përgjigjes ndaj pandemisë përmes financimit për të mundësuar parandalimin, detektimin dhe reagimin ndaj COVID-19, si dhe për të ngritur kapacitetet e duhura në sistemet kombëtare të shëndetit publik”. “Kjo marrëveshje kap vlerën totale prej 15 milionë euro dhe vjen si vazhdimësi e Marrëveshjes bazÑ‘, tÑ‘ nënshkruar me datë 29 qershor 2020 me Bankën Botërore, e cila veçse kishte siguruar 46 milionë euro për menaxhim dhe reagim emergjent ndaj pandemisë.

 

Projekti do të mundësojë prokurimin e vaksinave kundër COVID-19, vaksinimin efektiv të popullatës, përmirësimin e sistemit të imunizimit, zhvillimin e sistemit të menaxhimit të mbeturinave mjekësore, prokurimin emergjent të barnave esenciale për trajtim të COVID-19 dhe të ngjashmeve, si dhe zhvillimin e strategjisë shëndetësore, mes tjerash”, thuhet në njoftim. Rikujtojmë se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve po ashtu ka përcaktuar masat për Ringjallje Ekonomike tÑ‘ vendit tÑ‘ cilat synojnë tÑ‘ adresojnë vÑ‘shtirÑ‘sitÑ‘ e shkaktuara nga pandemia, ndÑ‘r tÑ‘ tjera duke stabilizuar aktivitetin ekonomik nÑ‘ RepublikÑ‘n e KosovÑ‘s./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat