Secondary Adv

Te henen priten 44 mije doza Pfizer: Javet e hapura te vaksinimit do vijojne

Ministrja e Shëndetësisë ka inspektuar një nga njësitë e lëvizshme të vaksinimit në Ndroq ndërsa vijon java e hapur për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç.

 

Manastirliu bëri më dije se të hënën priten që të mbërrijnë 44 mijë doza vaksinash Pfizer duke bërë që numri i sasive të vaksinave në vend të rritet për të vijuar me javët e hapura të vaksinimit. "Javët e hapura do të vijojnë ashtu sikurse me rritjen e numrit te vaksinave dhe fakti që kemi disponibilitet dhe lloje të ndryshme vaksinash na krijon mundësinë që vaksinimi për çdo grupmoshë të vazhdojë. Këto ditë kanë treguar që vaksinimi i hapur ka funksionuar. Ditët e fundit kanë treguar që është rritur mbulimi me vaksina për të gjitha grupmoshat dhe shihet një interes në rritje edhe të të rinjve. Ne kemi një rritjet të lehtë të infektimeve.

 

Kemi dyshime të arsyeshme nga sinjalet laboratorike që në Shqipëri po qarkullon varianti delta, por ende jemi në pritje të rezultate të laboratorëve të konferencës për ta vërtetuar këtë dyshim. Jemi në pritje të 44 mijë doza vaksinash të Pfizer ditën e hënë. Do vijojmë të rrisim sasinë e vaksinave në vend në sajë të kontratave që kemi lidhur", u shpreh Manastriliu. Ndër të tjera Manastirliu bën apel që qytetarët të vijojnë të vaksinohen në mënyrë që të mos ndalet procesi në një pikë kaq të rëndësishme sepse vetëm kështu mund ta 'luftojmë' koronavirusin.

 

Ajo theksoi se do të grupet e caktuara do të vijojnë të shkojnë në çdo familje që të vaksinohen edhe ata që nuk e kanë mundësinë të paraqiten në qendrat e vaksinimit. "E rëndësishme është që qytetarët të vijojnë të vaksinohen dhe të mos ndalen në këtë proces kaq të rëndësishëm rritet vaksinimi po ndodh në të gjithë vendin, jo vetëm në qendrat e vaksinimit, por edhe me njësitë e lëvizshme. 7 njësitë e lëvizshme janë në gjithë vendin duke krijuar këtë procedurë. Ne do të shkojmë në familje për të krijuar mundësinë që të gjithë të vaksinohen", tha Manastriliu./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat