Secondary Adv

Tirana me linje te re te transportit publik: Bashkia sjell autobuset elektrike

Tirana tashmë do të ketë linjën e parë të transportit të gjelbërt publik.

 

Bashkia Tiranë pritet të prezantojë sot linjën e re të autobusëve për kryeqytetin. Rreth 18 autobuzë ‘Go Green’ janë rreshtuar ditën e sotme para ambienteve të sheshit ‘Nënë Terezë’ dhe shumë shpejt pritet që të futen në qarkullim. Linja e re e autobusëve është miqësore me mjedisin dhe synon që të reduktojë ndotjen e ambientit në qytet. Linja ‘Go green’ është linjë hibride, në rast se shpejtësia e urbanëve ulet, autobusët punojnë me motor elektrik. Autobusët e rinj ekologjik vijnë në kuadër të një marrëveshje ndërqeveritare të nënshkruar midis Gjermanisë dhe Shqipërisë, për financimin e projektit ‘Transporti i Gjelbër i Tiranës‘ në shumën e 50 milionë eurove.

 

Projekti, bazohet mbi një studim të thelluar fizibiliteti për një sistem të shpejtë autobusash në Tiranë, duke u përqëndruar në problematikat që hasen në tre korridorët kryesor të kryeqytetit, përkatësisht linja lindje-perëndim nga Kinostudio në Kombinat, Unaza (unaza e tretë e Tiranës) dhe Tirana e Re (pjesa qëndrore dhe perëndimore e qytetit) dhe ka si objektiv kryesor promovimin e një shërbimi transporti urban në Tiranë i cili të jetë si miqësor me mjedisin dhe klimën ashtu edhe i besueshëm dhe i përballueshëm për qytetarët e kryeqytetit./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat