Secondary Adv

Investimet ne Shqiperi te brishta- BB: Shqiperia nuk respekton kontratat

Mosrespektimi i kontratave mbetet një ndër problemet kryesore që pengon investimet në Shqipëri.

 

Rastet në Shqipëri janë të shumta dhe kjo dëshmohet nga vendimet e arbitrazhit ndërkombëtar që kanë penalizuar Shqipërinë në vite. Në raportin e Bankës Botërore “Doing Business 2020” vendi ynë renditet ndër tre vendet e fundit në Evropë për klimën e të bërit biznes. Ne klasifikohemi të 82-tët në rang botëror, duke humbur 19 vende kundrejt vitit 2019. Nga 10 indikatorët e marrë në shqyrtim, përkeqësimi më i madh ndodhi në mbrojtjen e investimeve, i cili në fakt është edhe treguesi më i rëndësishëm pë rinvestitorët e huaj.

 

Në 2019-n, Shqipëria u rendit në vendin e 26 për mbrojtjen e investimeve. Një vit më pas, u renditëm në vendin e 111, duke humbur kështu brenda 12 muajve 85 vende. Përkeqësim shënoi edhe treguesi tjetër që ka të bëjë me investimet, “mbrojtja e kontratave”. Vendi humbi në 2020-n, 22 vende në renditje në raport me vitin 2019 duke renditet në vendin e 166 nga vendi i 151 që ishte para krizës shëndetësore. Banka Botërore, në raportin e “Doing Business 2020” diktoi se Shqipëria pati përkeqësim në 9 nga 10 treguesit gjithsej.

 

Vendimi i Kolegjit Administrativ i Gjykatës së Lartë, që vendosi të ndryshojë vendimet e Shkallës së Parë dhe Apelit, lidhur me padinë kundër dy Hec-eve në Valbonë dhe të marrë si masë sigurimi pezullimin e kontratës së koncesionit shërben si një rast që tregon se sa të brishta janë investimet në vend. Pikërisht për shkak të mos mbrojtjes së kontratave, Shqipëria vijon të përballet në gjyqe ndërkombëtare të arbitrazhit, të cilat i kanë sjellë Buxhetit të Shtetit qindra milionë euro dëm ekonomik.

 

Pas rastit Bechetti, ku vendi ynë duhet të paguajë 110 milionë, Avokatura e Shtetit njoftoi së fundmi se po kërkonte sërish një tjetër studio ligjore për mbrojtjen e Shqipërisë në një proces arbitrazhi ndërkombëtar. Këto raste flagrante, ku invetsitorëve iu krijohen pasiguri ligjore nga mosrespektimi i kontratave janë me pasoja jo vetëm për kompanitë private, vendase apo të huaja, por edhe për buxhetin e shtetit, pasi në finale kostot financiare I paguajnë taksapaguesit shqiptarë./Burimi: A2CNN


Më të lexuarat