Secondary Adv

Taksat nacionale: 40 mln USD me shume se 2020, dominon e qarkullimit

Ndërsa taksat nacionale në tërësi kanë pasur performancë shumë të mirë gjatë gjysmës së parë të vitit, ajo që ka sjellë më shumë të ardhura ka qenë e qarkullimit.

 

Sipas të dhënave më të fundit të Ministrisë së Financave, Taksat nacionale, për periudhën Janar-Qershor 2021 u realizuan në masën 17.9 miliardë lekë, 4.1 miliardë lekë, rreth 40 milionë dollarë, ose 29.6% më shumë se 6 mujori 2020, si dhe 0.1 miliardë lekë ose 5.3% më shumë se plani i përcaktuar për 6 mujorin 2021. Peshën më të madhe në të ardhurat e taksës nacionale e zë taksa e qarkullimit rrugor me 49.5% të totalit të taksës nacionale, e cila gjatë 6 mujorit 2021 ka pësuar rritje me 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

 

Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga DPT), u realizuan në masën 51.8 miliardë lekë, 6.2 miliardë lekë ose 13.7% më shumë se 6 mujori 2020, si dhe realizim 105.2% të planit për 6 mujorin 2021. Nga analiza e numrit të të punësuarve të deklaruar për muajin Maj 2021 rezulton rritje me 13.100 vende pune ose 2% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm dhe 11.500 ose 1.7% vende pune më shumë, krahasuar me mesataren e vendeve të punës për periudhën maj të viteve 2016-2020.

 

Ndërkaq, Personat me të ardhura të larta, të dypunësuarit, si dhe aksionerët e kompanive që përfitojnë dividend, ose shkurt subjektet e taksës progressive, kanë qenë një prej kategorive të tjera përgjegjëse për “shkëlqimin” e tatimeve për gjashtë muajt e parë të këtij viti. Kjo kategori ka derdhur në buxhetin e shtetit thuasje 200 milionë dollarë për periudhën janar korrik 2020. Sipas të dhënave zyrtare të sapopublikuara nga Ministria e Financave, Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 19.3 miliardë lekë, diccka më pak se 200 milionë dollarë në total.

 

Kjo shifër është 3.4 miliardë lekë ose 21.6% më shumë se 6 mujori 2020, si dhe 130 milionë ose 0.7% më shumë se plani 6 mujori 2021. Ndikim të rëndësishëm në të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale kanë patur: së pari, të ardhurat nga tatimi mbi deklaratën individuale vjetore të të ardhurave me rritje 352% krahasuar me 5 mujorin e vitit 2020;

 

të ardhurat nga tatimi mbi dividentin dhe aksionet  me rritje 146% krahasuar me 6 mujorin e vitit 2020; Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga DPT), për 6 mujorin 2021 u realizuan në masën 118.2 miliardë lekë, 15.6 miliardë ose 15.2% më shumë se 6 mujori i vitit të kaluar, si dhe 1.3 miliardë lekë, ose 1.1% më shumë se plani i 6 mujorit 2021./Burimi: SCAN


Më të lexuarat