Secondary Adv

Permiresohet gjendja e bizneseve ne Kosove: Problem mungesa e punetoreve

Gjendja e bizneseve në Kosovë ka filluar të përmirësohet pas goditjes që kishin pësuar nga pandemia.

 

Mirëpo, sipas një  hulumtimi të bërë nga Oda Ekonomike problematik të bizneset është mungesa e punëtorëve. Sipas OEK mbi 45% e bizneseve e vlerësojnë gjendjen e kënaqshme. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se ka një përmirësim të gjendjes së bizneseve gjatë vitit 2021. Rukiqi tha se ka një përmirësim të gjendjes së bizneseve në tre mujorin e 2021. “Sot jemi për të prezantuar rezultatet e klimës e të bërit biznes dhe sot kemi 3 mujorin e parë të 2021. Anketa është realizuar gjatë periudhës janar-prill. Deri me tani kemi një përmirësim të gjendjes së bizneseve në tre mujorin e vitit 2021 dhe kjo reflektohet në nivelin e bizneseve”.

 

Sipas OEK mbi 45% e bizneseve e vlerësojnë gjendjen e kënaqshme

“Mbi 45% e bizneseve e vlerësojnë gjendjen e kënaqshme. Nëse tre mujorin paraprak vetëm 22% kanë pasur pritje që do ta rrisin punësim ndërsa ky numër tash ka shkuar 34%, ka shënuar rritje në krahasim me tre mujorin paraprak”. Rukiqi ka përmendur që si problematik është mungesa e punëtorëve sidomos gjatë verës, e që sipas tij, shumë kompani po ankohen. “Si problematik të bizneset është mungesa e punëtorëve dhe shumë kompani ankohen dhe nga një krizë e kërkesës mund të kalojmë në një krizë të ofertës.

 

Ne kemi shumë qytetar që nuk kanë vend pune”. Rukiqi gjatë prezantimit të indikatorëve matës me të gjeturat kryesore nga anketimi i bizneseve, për tremujorin e parë të vitit 2021, ka thënë po ashtu se rreth 61 për qind e bizneseve kanë vlerësuar se situata e tyre binzesore në 6 muajt e ardhshëm do të përmirësohet. Ai përmendi se në shtator pritet të shtohen aktivitetet në masë më të madhe nga OEK, ku pritet që në fund të shtatorit të mbahet edhe një panair me biznese, pas shumë kohe me pandemi.

 

Pamundësia e bizneseve në Kosovë për të ushtruar aktivitetin e tyre në mënyrë normale, vitin e kaluar, ndikoi në punësimin dhe të ardhurat e qytetarëve, duke ndikuar kështu në mënyrë të drejtpërdrejtë në rënien ekonomike. Në raportin e fundit të Bankës Botërore thuhet se rritja në vendet me ekonomitë me të ardhura të ulëta këtë vit, parashikohet të jetë më e ngadalta në 20 vjetët e fundit. Këto shtete me këtë ekonomi, parashikohet ta kenë një rritje prej 2.9 për qind në vitin 2021, para se të arrijnë në 4.7 për qind në vitin 2022./Burimi: Monitor


Më të lexuarat