Secondary Adv

Mbi 3,88 mld doza vaksine te injektuara ne bote: Vendet qe kryesojne

Mbi 3,88 miliardë doza vaksinësh antiCOVID-19 janë injektuar në të gjithë botën deri më tani.

 

Sipas faqes së internetit “Our World in Data”, Kina renditet e para në botë, me mbi 1,55 miliardë doza vaksine të administruara, e ndjekur nga India me pothuajse 433,2 milionë doza. Lista vazhdon, kryesisht, me vendet perëndimore: SHBA, me rreth 341,8 milionë doza; Brazili, me rreth 131,9 milionë; Gjermania, me rreth 89,4 milionë; BM, me rreth 83,7 milionë; Japonia, me rreth 77,3 milionë; Franca, me rreth 68,1 milionë. Duke qenë se vaksinat antiCOVID-19 janë, zakonisht, me dy doza, numri i dozave të administruara nuk është domosdoshmërisht i njëjtë me numrin e personave të vaksinuar./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat