Secondary Adv

Lehtesohen kushtet e kredise per bizneset e qytetaret: Rriten kredite per shtepi

Pas më shumë se një viti me kritere strikte, bankat në vend lehtësojnë kushtet për të marrë kredi për bizneset.

 

Shkak për këtë, sipas ekspertëve është reduktimi i pasigurisë së shkaktuar prej pandemisë COVID-19 si edhe përmirësimi i situatës ekonomike. “Me kalimin e pandemisë dhe me ecurinë e vaksinimit të popullsisë duke qenë se është bërë goxha progres sidomos me vaksinën e parë. Gjithashtu lidhet edhe me situatën ekonomike, pasi Shqipëria përgjatë tremujorit të parë dhe të dytë ka performuar shumë mirë ekonomikisht e ndihmuar edhe më shumë nga hapja e ekonomisë apo edhe nga procesi zgjedhor”, pohoi eksperti i ekonomisë Klodian Muço. Profesori i ekonomisë Klodian Muço thotë për Report TV se lehtësimi i kreditimit është pozitiv sidomos për ato hua që kanë si destinacion investimet.

 

“Është shumë pozitive pasi investimet gjenerojnë punësim, gjenerojnë rritje ekonomike dhe zhvillim në kompleks. Rritja e investimeve tregon që ekonomike po performon pozitivisht dhe kjo u konfirmua edhe në raportin e fundit të BERZH që rishikoj në rritje ecurinë e ekonomisë shqiptare”, shprehet Muço. Po ashtu sipas Bankës së Shqipërisë gjatë tremujorit të dytë të vitit ka pasur rritje të kërkesës për kredi edhe nga qytetarët e përqendruar kryesisht tek blerja e banesës, kërkesë që sipas bankave do të vijë në rritje.

 

Eksperti Muço thotë se rritja e kërkesë për kredi për shtëpi vjen si pasojë e pamundësisë për të blerë banesë me kursime për shkak të çmimeve të larta.“Një raport i BSH nxirrte që gati 80% e familjeve në vend e kishin të pamundur të blinin një shtëpi sidomos në kryeqytet, kjo tregon që ecuria e çmimeve sektorit të ndërtimit dhe ecuria ekonomike e të ardhurave të qytetarëve shqiptar sikur po konvergojnë jo të divergjojmë, kemi një rritje të pashpjegueshme të çmimeve në sektorin e ndërtimit.

 

Një rritje e vazhdueshme e çmimeve bën që kursimet të jenë të pamjaftueshme për të financuar 100% blerjen e një shtëpie. Në të tilla kushte marrja e kredisë është një formë për të realizuar ëndrrën e tyre”, pohon eksperti. Vetëm në 5 muajit e parë të këtij viti bankat kanë dhënë 14.3 miliardë lekë ose 117,7 milionë euro kredi me qëllim blerje banese me një rritje prej më shumë se 51 milionë eurosh krahasuar me vitin e kaluar.

 

KREDIA PËR BLERJE BANESE

Janar-Maj 2021       117,781,425 mln euro

Janar-Maj 2020       66,715,352 mln euro

Diferenca               51,066,073 mln euro./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat