Ballkani i Hapur: Nga 1 janari 2023 nuk do kete me kufij mes vendeve
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka dhënë një datë për shkrirjen e kufijve mes vendeve që janë pjesë e iniciativës së Shengenit Ballkanik.
Nga Maqedonia e Veriut ku po mbahet Forumin Ekonomik “Ballkani i Hapur”, ku ka folur për projektet dhe për të parë drejt së ardhmes në të mirë të qytetarëve. Ai tha se nëse këto projekte zbatohen më 1 janar 2023 nuk do ketë kufij mes vendeve dhe se nga Beogradi për në Tiranë askush nuk do i ndalë qytetarët. "Nëse shkojmë në Novisad, Nish, Shkup e Durrës, mund të bëjmë diçka të madhe. Dje kemi zbatuar dhe një detyrë, ne do të përpiqemi dhe japim maksimumin tonë. Të ndërtojmë besimi ne ndërsjelltë, të kemi rezultat, nëse i bëjmë këto ne më 1 janar 2023 nuk do kemi kufij mes vendeve tona.
Nga Beogradi do nisemi për në Tiranë dhe askush nuk do iu ndalë. Rrisim sigurinë e qytetarëve tanë. Kur futemi në një sistem të vetëm, do dimë se cilët janë kriminelët apo ata që merren me aktivitete ilegale”, tha Vuçiç ndër të tjera. Kjo sipas tij do të thotë më shumë vende pune, të ardhura dhe mirëqenie për qytetarët. Ai tha se vendet e rajonit janë shumë të vogla duke qëndruar të ndara, ndaj duhet bashkuar, duke ndjekur dhe 4 liritë themelore të BE.
“Uroj që sot të jetë një ditë e mirë për të gjithë ata që kanë ardhur jo vetëm nga Shqipëria dhe Serbia, por edhe nga Mali i Zi, Kosova, Bosnja, Kroacia, Sllovenia, e Greqia. Mozaiku është më i madh se tre vendet tona dhe besoj se është e mjaftueshme pamja e këtij mozaiku, për të kuptuar vlerën dhe rëndësinë e kësaj nisme. Këtu janë të pranishëm njerëzit e sipërmarrjes. Ata që krijojnë punë, të ardhura dhe duan të shkojnë më tutje.
Është e qartë që kjo nisëm është gjëja e duhur dhe jo vetëm është gjëja e duhur, por ndryshe nga ca predikojnë disa, është dhe e vonuar. Ky rajon s’mund të mbetet peng i së shkuarës në asnjë aspekt. Kush s’e kupton se sa të vegjël jemi të ndarë për të rritur ekonomikë tona, për të hapur më shumë prespektivë me vende të mirëpaguara, është i dënuar të jetojë në të shkuarën, u shpreh Rama./Burimi: Balkanweb